LAJMI I FUNDIT:

Boksierja italiane dorëzon meçin kundër algjerianes së shumëpërfolur Imane Khelif, vetëm pas disa sekondave ‘luftë’

Boksierja italiane dorëzon meçin kundër algjerianes së shumëpërfolur Imane Khelif, vetëm pas disa sekondave ‘luftë’

Boksierja italiane, Angela Carini është tërhequr nga lufta e saj kundër Imane Khelif vetëm disa sekonda pas ndeshjes olimpike, në mes të një mosmarrëveshjeje të vazhdueshme mbi pranueshmërinë e algjerianes për Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Khelif u shpall fitues i ndeshjes pasi Carini e braktisi meçin e tyre pas vetëm 46 sekondash, pasi italiania u godit dy herë nga algjeriania në raundin e parë të peshave të lehta për femra në Paris.

Algjeriania goditi fortë me dorë të djathtë dhe më pas ishte gati për të goditur një sërë grushtash ndaj italianes, me Carinin që ngriti dorën dhe kontrolloi mbulesën e kokës nga këndi i saj.


Pasi foli shkurt me trajnerët e saj, ajo u kthye për të luftuar dhe u kap menjëherë nga dora e djathtë nga Khelif, duke bërë që Carini pastaj të ngrit përsëri dorezën për t’u tërhequr nga lufta.

Italiania më vonë ra në gjunjë e përlotur pasi gjyqtari ngriti dorën e Khelif në shpalljen zyrtare të rezultatit.

Algjeriania shkoi për të përqafuar dy herë italianen, por u refuzua, me Carinin që nuk pranoi t’i jepte dorën kundërshtares së saj.

Ndryshe, pjesëmarrja e Khelif në Lojëra Olimpike ka rezultuar e diskutueshme, me algjerianen e skualifikuar nga Kampionatin Botëror vitin e kaluar për dështimin e testeve të përshtatshmërisë gjinore.

Reuters raporton se Khelif u skualifikua disa orë përpara ndeshjes së saj për medaljen e artë në Kampionatin Botëror të femrave në Nju Delhi vitin e kaluar pasi ajo nuk arriti të përmbushte kriteret e pranimit të Shoqatës Ndërkombëtare të Boksit (IBA).

Në atë kohë, presidenti i IBA, Umar Kremlev, i tha agjencisë ruse të lajmeve TASS se boksierja kishte “kromozome XY”.

Dy boksiere që dyshohet se janë meshkuj po garojnë në Lojërat Olimpike, njëra është favoritja e parë
Lexo po ashtu Dy boksiere që dyshohet se janë meshkuj po garojnë në Lojërat Olimpike, njëra është favoritja e parë

Kampionati Botëror u organizua nga IBA, e cila nuk është më një federatë e njohur nga IOC.

Gara e boksit në Lojërat Olimpike 2024 po organizohet nga një organ tjetër ad-hoc, Njësia e Boksit në Paris (PBU), e cila miratoi kërkesën që Khelif të marrë pjesë në Lojërat Olimpike.

Edhe kampionia e dyfishtë botërore, Lin Yu-ting, e cila nuk arriti të përmbushte kriteret e pranueshmërisë, u lejua gjithashtu të garoj nga PBU në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori drejtimin e Man United

Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori drejtimin e Man United

Premier League
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë atë transferimin e parë të Amorimit

Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë atë transferimin e parë të Amorimit

Premier League
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

Serie A
Kalo në kategori