LAJMI I FUNDIT:

Tre yjet e Chelseat u lënduan në miqësore, Maresca tregon gjendjen e tyre

Tre yjet e Chelseat u lënduan në miqësore, Maresca tregon gjendjen e tyre

Chelsea ka marrë fitoren e parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi ka mposhtur Club Amerikën me rezultat 3-0.

Megjithatë tre futbollistë u larguan nga loja shkaku i lëndimeve si Malo Gusto, Benoit Badiashile dhe Christopher Nkunku.

Por trajneri i Chelseat, italiani Enzo Maresca ka thënë se nuk bëhet falë për ndonjë lëndim serioz duke qetësuar të gjithë.


“Fatmirësisht për Malo, Benoit dhe Kristo, të gjithë, ishte vetëm një ngërç”, tha Maresca.

Chelsea më në fund fiton një miqësore, mposhtin bindshëm skuadrën meksikane
Lexo po ashtu Chelsea më në fund fiton një miqësore, mposhtin bindshëm skuadrën meksikane

Maresca gjithashtu dha përditësime për Nico Jackson dhe Moises Caicedo, të cilët ende nuk janë në ndeshjet miqësore.

“Për Nicolas dhe Moi, ata janë shumë afër. Ata janë ende duke bërë disa punë jashtë ekipit, por shpresojmë se javën e ardhshme ata mund të fillojnë të stërviten me ne”, deklaroi Maresca.

Chelsea do t’i zhvilloj edhe tre ndeshje miqësore deri në fillim të kampionatit anglez Ligës Premier.

Londinezët do të përballen me 3 gusht me Man City, me 7 gusht ndaj Real Madridit dhe më 11 gusht kundër kampionëve të Italisë, Interit. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Arsenali akuzohet se është ‘përgjegjës’ për luftën mizore në Republikën Demokratike të Kongos

Arsenali akuzohet se është ‘përgjegjës’ për luftën mizore në Republikën Demokratike të Kongos

Ndërkombëtare
E kryer, Mërgim Vojvoda largohet nga Torino – por mbetet në Serie A

E kryer, Mërgim Vojvoda largohet nga Torino – por mbetet në Serie A

Serie A
Barcelona synon ta përforcojë mesfushën me transferimin e yllit të Ligës Premier

Barcelona synon ta përforcojë mesfushën me transferimin e yllit të Ligës Premier

Ndërkombëtare
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Ronaldo flet haptas për rivalitetin me Messin dhe raportin që kishte me argjentinasin

Ronaldo flet haptas për rivalitetin me Messin dhe raportin që kishte me argjentinasin

Ndërkombëtare
“Real Madridi erdhi për ta shkatërruar futbollin”, shefi i La Ligas akuzon ashpër Florentino Perez

“Real Madridi erdhi për ta shkatërruar futbollin”, shefi i La Ligas akuzon ashpër Florentino Perez

Ndërkombëtare
Kalo në kategori