Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj pesë të akuzuarve Nderim, Basri, Agron, Ardit dhe Bahri Gashi, duke i dënuar me 84 vjet burgim (së bashku) për vrasjen e F.H., në Volljakë të Klinës. Ndërsa, i akuzuari Ylli Gashi u lirua nga akuza.
Shpalljen e këtij aktgjykimi e bëri kryetari i trupit gjykues Shaqë Curri, të mërkurën në Gjykatën Themelore në Pejë.
Ndaj të akuzuarit Nderim Gashi, për veprën e parë “Vrasje e rëndë” në bashkëkryerje, gjykata ka shqiptuar dënim me 28 vjet burgim, për veprën e dytë “Vrasje e rëndë në tentativë” me 10 vite, për veprën e tretë “Armëmbajtje pa leje” me 1 vit burgim. Ndaj tij, gjykata ka shqiptuar dënimin unik prej 28 vjet burgim.
I akuzuari Basri Gashi për veprën e parë “Vrasje e rëndë” në bashkëkryerje, u dënua me 11 vjet burgim, për të dytën “Vrasje e rëndë në tentativë” me 6 vite burgim. Ndaj të njëjtit, është shqiptuar dënim unik prej 15 vjet burgim.
I akuzuari i tretë Agron Gashi, për veprën e parë penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, u dënua me 11 vjet burgim, për veprën e dytë “Vrasje e rëndë në tentativë” me 6 vjet burgim. Ndaj tij, është shqiptuar dënim unik prej 15 vjet burgim.
I akuzuari i katërt Ardit Gashi, për veprën e parë “Vrasje e rëndë” në bashkëkryerje u dënua me 10 vjet burgim, për veprën e dytë “Vrasje e rëndë në tentativë” me 5 vjet burgim. Ndaj tij, gjykata ka shqiptuar dënim unik prej 13 vjet burgim.
I akuzuari i pestë Bahri Gashi, për veprën e parë “Vrasje e rëndë” në bashkëkryerje u dënua me 10 vjet burgim, për veprën e dytë “Vrasje e rëndë në tentativë” me 5 vjet burgim. Ndaj tij, gjykata ka shqiptuar dënim unik prej 13 vjet burgim.
I akuzuari i gjashtë Ylli Gashi, u lirua nga akuza për tri vepra penale: “Ndihma në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë”, “Ndihma në kryerjen e veprës penale vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Në dënimin burgim, të akuzuarve do t’iu llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.
Të akuzuarit secili veç e veç obligohen të paguajnë shumën prej 100 euro në emër të shpenzimeve të procedurës penale në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e aktgjykimit. Po ashtu, në emër të paushallit gjyqësor nga 100 euro dhe 50 të tjera për fondin për kompensimin e viktimave të krimit.
Të dëmtuarit, për kërkesën pasurore-juridike u udhëzuan në kontest civil.
Pesë të akuzuarve që u dënuan me burgim, iu vazhdua masa e paraburgimit derisa aktgjykimi të marrë formën e prerë, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit në afat prej 30 ditësh pas pranimit të aktgjykimit.
Aktakuza e Prokurorisë Themelore në Pejë, e përmirësuar më 3 shkurt 2023, ngarkonte gjashtë të akuzuarit: Nderim Gashi, Basri Gashi, Agron Gashi, Ardit Gashi, Bahri Gashi dhe Ylli Gashi, për “Vrasje të rëndë”, “Vrasje të rëndë në tentativë”, “Armëmbajtje pa leje” dhe ndihmë në kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”.
Sipas aktakuzës, të pandehurit Nderim, Basri, Agron, Ardit dhe Bahri, më 28 prill 2022, rreth orës 20:30, në fshatin Volljakë, Komuna e Klinës, në parkingun e restorantit “Villa Park”, të përgatitur paraprakisht dhe duke vepruar në bashkëkryerje, e me qëllim të hakmarrjes së paskrupullt, privojnë nga jeta viktimën F.H., duke vënë në rrezik edhe jetën e personave tjerë. Kurse, Ylli Gashi akuzohet se ndihmoi në kryerjen e vrasjes, duke siguruar armën për të pandehurin Nderim, raporton betimiperdrejtesi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje