Në kuadër të qëndrimit të saj në Paris për Lojërat Olimpike Verore, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pati një takim të rëndësishëm me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino.
Takimi u zhvillua në zyrën e FIFA-s në Paris, teksa u diskutua për përmirësimin e infrastrukturës sportive dhe mbështetjen e futbollit në Kosovë nga ana e FIFA-s.
Presidenti Infantino, në një postim në rrjetet sociale, e cilësoi si një privilegj të mirëpriste presidenten Osmani dhe e vlerësoi shumë angazhimin e saj në zhvillimin e futbollit në vendin tonë.
“Ishte privilegj të mirëprisja presidenten e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani, në zyrën e FIFA-s në Paris”.
“Më parë pata nderin të takoja Dr. Osmani gjatë vizitës sime në vendin e saj të bukur në vitin 2022, dhe kjo ishte një mundësi e shkëlqyer për të vazhduar diskutimet tona”.
“Ne folëm për mënyrën se si futbolli mund t’i bashkojë njerëzit dhe shikuam planet për të vazhduar përmirësimin e infrastrukturës sportive në Kosovë, e cila do të mbështesë lojtarët e rinj të talentuar të vendit për të realizuar potencialin e tyre”.
View this post on Instagram
“Federata e Futbollit të Kosovës e ka shfrytëzuar shkëlqyeshëm programin FIFA Forward dhe Dr Osmani e kupton qartë rëndësinë e mbështetjes së shtetit në zhvillimin e futbollit për t’u ofruar më shumë mundësi vajzave dhe djemve për të luajtur këtë sport të mrekullueshëm. I urova Dr. Osmani shumë fat dhe i thashë që shteti i saj dhe FFK-ja gjithmonë mund të llogarisin në mbështetjen e FIFA-s për zhvillimin e futbollit”, ka shkruar Infantino.
Presidenti Infantino është një mbështetës i madh i futbollit të Kosovës dhe ka raporte të shkëlqyeshme me Presidentin e FFK-së, Agim Ademi. Ai gëzon simpati të madhe për Kosovën, gjë të cilën e ka theksuar shumë herë, edhe për faktin se vendi ynë u anëtarësua në FIFA në Kongresin e parë të tij si president i këtij institucioni.
Ky fakt e bën lidhjen mes Kosovës dhe FIFA-s edhe më të fortë dhe të veçantë, duke nxitur bashkëpunimin dhe përkrahjen e ndërsjellë për zhvillimin e futbollit në vendin tonë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
"Mercenar, mashtrues" - tifozët e Real Valladolidit nuk ia falin Ronaldos veprimin që ka bërë ndaj klubit të tyre
Trashëgimia e Ronaldos është në duar të sigurta: Cristiano Junior emocionoi botën me statistika të mahnitshme
Zidane u tha të njëjtin mesazh me tetë fjalë lojtarëve të Real Madridit para çdo ndeshjeje të madhe
Ronaldo ka treguar se ku është ndjerë më bukur gjatë karrierës së tij dhe ka paralajmëruar një rikthim të mundshëm
Të gjitha ekipet që kaluan tutje dhe ato që do të luajnë në fazë e eliminimit në Ligën e Evropës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?