LAJMI I FUNDIT:

Përplasje diplomatike që ka arritur në një pikë të re: Polonia i thotë Hungarisë të “bashkohet në një union me Putinin”

Përplasje diplomatike që ka arritur në një pikë të re: Polonia i thotë Hungarisë të “bashkohet në një union me Putinin”

Një përplasje diplomatike ka shpërthyer midis Polonisë dhe Hungarisë që nxjerr në pah tensionet e thella brenda Evropës mbi mënyrën se “si të merret me Rusinë”, ndërsa ajo vazhdon pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës.

Polonia, si Gjermania, Franca dhe shumica e vendeve të tjera evropiane, është një aleat i vendosur i Ukrainës, ndërsa kryeministri populist i Hungarisë Viktor Orbán konsiderohet gjerësisht se ka marrëdhëniet “më të ngrohta” me Kremlinin midis liderëve të BE-së.

Dhe qeveria polake ka qenë hapur kritike ndaj Hungarisë për qëndrimin e saj, me përplasjet e tyre duke arritur një pikë të re kur Orbán sulmoi Poloninë në fundjavë.


“Polakët po ndjekin politikën më hipokrite në të gjithë Evropën”, tha kryeministri. “Ata po na ligjërojnë moralisht, po na kritikojnë për marrëdhëniet tona ekonomike me Rusinë dhe në të njëjtën kohë po bëjnë biznes me rusët…”.

E Polonia u shpejtua të reagojë: “Ne nuk bëjmë biznes me Rusinë, ndryshe nga kryeministri Orbán…”, ka thënë zëvendësministri i Jashtëm i Polonisë, Wladysław Teofil Bartoszewski.

Bartoszewski shtoi se Orbán duhet të largohet nga organizatat ndërkombëtare perëndimore dhe në vend të kësaj “të bashkohet me [presidentin rus] Putin” dhe shtete të tjera autoritare.

Komentet e tij u raportuan nga agjencia shtetërore polake e lajmeve PAP dhe erdhën pasi Orbán udhëtoi në Moskë për t’u takuar me Putinin në fillim të korrikut, në një lëvizje që nxiti zemërim në Bruksel dhe u pa nga disa si provë e prirjeve të tij pro-ruse. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dy të vdekur, disa të tjerë të plagosur - pamje që tregojnë momentin e të shtënave në një park në Rochester të Nju Jorkut

Dy të vdekur, disa të tjerë të plagosur - pamje që tregojnë momentin e të shtënave në një park në Rochester të Nju Jorkut

Amerika
Vendosja e raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi, qeveria gjermane reagon pasi Putini paralajmëroi për “masa ushtarake hakmarrëse”

Vendosja e raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi, qeveria gjermane reagon pasi Putini paralajmëroi për “masa ushtarake hakmarrëse”

Botë
Përplasje diplomatike që ka arritur në një pikë të re: Polonia i thotë Hungarisë të

Përplasje diplomatike që ka arritur në një pikë të re: Polonia i thotë Hungarisë të "bashkohet në një union me Putinin"

Botë
Pas incidentit të tmerrshëm në Angli, vjen reagimi i kryeministrit Starmer

Pas incidentit të tmerrshëm në Angli, vjen reagimi i kryeministrit Starmer

Botë
Zelensky viziton “vijën e parë të frontit në Kharkiv” – këto janë fjalët që ua tha ushtarëve të tij

Zelensky viziton “vijën e parë të frontit në Kharkiv” – këto janë fjalët që ua tha ushtarëve të tij

Botë
Gjermania zbulon paketën e fundit të ndihmës për Ukrainën

Gjermania zbulon paketën e fundit të ndihmës për Ukrainën

Botë
Kalo në kategori