LAJMI I FUNDIT:

ASHAM: Akademia është e hapur për të gjithë që plotësojnë kriteret, mos bëni politikë ditore me veprimtarinë tonë

ASHAM: Akademia është e hapur për të gjithë që plotësojnë kriteret, mos bëni politikë ditore me veprimtarinë tonë

ASHAM gjithmonë ka qenë e hapur për të gjithë qytetarët, të cilët i plotësojnë kriteret e larta shkencore dhe artistike për anëtarësim në të, pavarësisht përkatësisë etnike, fetare ose  përkatësie tjetër. Për partitë politike dhe ndikimet e tyre asnjëherë nuk ka pasur vend në të, njoftoi sot pasdite Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë si reagim për paralajmërimin, siç bëhet e ditur, “nga disa parti politike për themelimin e akademisë së shqiptarëve në Maqedoni”.

Thekson se “në Maqedoni, si edhe në vendet e rajonit dhe kudo në botë, ekziston vetëm një akademi kombëtare e cila e përfaqëson shtetin në asociacionet evropiane dhe asociacione të tjera ndërkombëtare të akademive”.

“Që nga themelimi i saj e deri më sot, në Akademi anëtarë ishin pjesëtarë të popullit maqedonas, por gjithashtu edhe të gjitha bashkësive të tjera etnike. Mes tjerash, në dekadën e fundit në përbërjen e ASHAM kishte katër anëtarë të përkatësisë etnike shqiptare të Akademisë, prej të cilëve një është në udhëheqësinë aktuale), si dhe tre anëtarë jashtë nga përbërja e punës”, njoftoi Kryesia e ASHAM.


Duke folur për formimin e ASHAM në vitin 1967, si institucioni më i lartë shkencor dhe artistik në Republikën e Maqedonisë, në kuadër të ish federatës jugosllave, thekson se “përbërja e parë e akademikëve është zgjedhur në bazë të standardeve dhe kritereve më të larta universale shkencore dhe artistike”.

“Sot ASHAM është institucioni më i rëndësishëm kombëtar shkencor dhe artistik me interes të veçantë shoqëror në vendin tonë, i cili dekada më parë, me veprimtarinë kërkimore-shkencore, krijimtarinë dhe rolin këshillues, paraqet shtyllë në ndërtimin dhe ruajtjen e identitetit dhe shtetësisë së popullit maqedonas dhe pjesë të saj nga popujt e tjerë që jetojnë në vend”, thekson Kryesia e ASHAM.

Në reagim bënë thirrje edhe “ASHAM të mos përfshihet në debate ditore politike dhe diskutime partiake të cilat e rëndojnë veprimtarinë e rregullt të Akademisë, ndërsa bëjnë pjesë në domenin e Shtëpisë Ligjvënëse dhe institucionet shtetërore”

Në trend Lajme

Më shumë
SMS-i që i mori jetën biznesmenit në Sarandë, i erdhi kur po montonte tritolin

SMS-i që i mori jetën biznesmenit në Sarandë, i erdhi kur po montonte tritolin

Lajme
Dhoma e torturave në Pejë: Krasniqi rrëfen për terrorin që përjetoi si gjimnazist nga UDB-ashët shqiptarë

Dhoma e torturave në Pejë: Krasniqi rrëfen për terrorin që përjetoi si gjimnazist nga UDB-ashët shqiptarë

Lajme
Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit

Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit

Lajme
Burgimi i përjetshëm rrallë i ekzekutueshëm në Kosovë

Burgimi i përjetshëm rrallë i ekzekutueshëm në Kosovë

Drejtësi
Krasniqi përmend shtatë UDB-ashët shqiptarë: S’kishte kuptim më jeta nga torturat e tyre

Krasniqi përmend shtatë UDB-ashët shqiptarë: S’kishte kuptim më jeta nga torturat e tyre

Lajme
Trajkoviq: Vuçiq duhet ta arrestojë Radoiçiqin gjatë muajit të ardhshëm

Trajkoviq: Vuçiq duhet ta arrestojë Radoiçiqin gjatë muajit të ardhshëm

Lajme
Kalo në kategori