LAJMI I FUNDIT:

Franca nis misionin Pegase për të treguar fuqinë luftarake dhe për të thelluar marrëdhëniet me vendet e tjera

Franca nis misionin Pegase për të treguar fuqinë luftarake dhe për të thelluar marrëdhëniet me vendet e tjera

Franca ka përsëritur angazhimin e saj për të ndihmuar në mbrojtjen e lirisë së lundrimit dhe fluturimit në Paqësor duke deklaruar se aeroplanët e saj luftarakë supersonikë – disa prej të cilëve u ulën për herë të parë në Filipine – do t’i mundësojnë asaj t’i përgjigjet me shpejtësi çdo krize humanitare.

Bëhet e ditur se Franca po punon për të përfunduar shpejt një pakt mbrojtës që do t’i lejoj asaj të vendos një numër më të madh forcash për stërvitje të përbashkëta në Filipine, ka njoftuar ambasadorja franceze në Manila, Marie Fontanel.

Gjithashtu, Franca ka zgjeruar angazhimet e saj të mbrojtjes në rajonin Indo-Paqësor, duke përfshirë Filipinet dhe vendet e tjera të Azisë Juglindore.


Kjo përputhet me përpjekjet e administratës së presidentit të Filipineve, Ferdinand Marcos Jr. për të rritur mbrojtjen territoriale të vendit të tij duke lejuar një prani më të madhe ushtarake të SHBA-së në Filipine sipas një marrëveshjeje të mbrojtjes të vitit 2014 dhe duke ndërtuar aleanca sigurie me vendet aziatike dhe perëndimore.

Siç raportohet, një mision vjetor i forcave ajrore franceze i quajtur Pegase, i cili tregon fuqinë e tij luftarake dhe udhëton në vendet mike për të thelluar marrëdhëniet e mbrojtjes, nisi gjatë fundjavës në bazën ajrore Clark, një pjesë e ish bazës së Forcave Ajrore të SHBA-së, në veri të Manilës, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

Forcat ajrore franceze fluturuan një grup të vogël gazetarësh në bordin e një aeropani mallrash Airbus A400M mbi ujërat e Filipineve përballë Detit të Kinës Jugore për të demonstruar aftësinë e saj thelbësore për manovra në ajër.

Personeli i forcave ajrore të Filipineve do të ketë gjithashtu mundësinë të fluturojë në aeroplanët Rafale dhe të njihet me ta.

“Aeroplanët luftarakë kanë ndryshuar lojën”, tha në një konferencë shtypi gjenerali i forcave ajrore franceze, Guillaume Thomas.

“Ata na mundësojnë të shkojmë shumë larg dhe shumë shpejt dhe të jemi në gjendje të reagojmë shumë shpejt në rast të një krize humanitare apo edhe krizës së sigurisë”, shtoi Thomas.

Misioni i Forcave Ajrore Franceze “nuk është projektuar për të synuar ndonjë vend specifik apo ndonjë situatë specifike” dhe nuk synon të përshkallëzojë tensionet rajonale.

Ndryshe, Franca dhe Filipinet kanë filluar bisedimet paraprake për një marrëveshje për statusin e forcave që do të siguronte një kuadër ligjor dhe do t’u mundësonte trupave nga secili vend të zhvillojnë stërvitje në territorin e tjetrit.

Përveç Francës, Filipinet kanë zhvilluar bisedime të veçanta me Kanadanë dhe Zelandën e Re për marrëveshje të tilla.

Ajo nënshkroi një pakt të ngjashëm edhe me Japoninë në fillim të këtij muaji. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas incidentit të tmerrshëm në Angli, vjen reagimi i kryeministrit Starmer

Pas incidentit të tmerrshëm në Angli, vjen reagimi i kryeministrit Starmer

Botë
Sulm me thikë në Angli, të paktën tetë të plagosur

Sulm me thikë në Angli, të paktën tetë të plagosur

Botë
Izraeli sulmon me dron Libanin, mbrojtja civile libaneze raporton për dy të vdekur

Izraeli sulmon me dron Libanin, mbrojtja civile libaneze raporton për dy të vdekur

Botë
Nëse njerëzimi do të zhdukej, si do të dukej Toka një vit më vonë?

Nëse njerëzimi do të zhdukej, si do të dukej Toka një vit më vonë?

Botë
Franca nis misionin Pegase për të treguar fuqinë luftarake dhe për të thelluar marrëdhëniet me vendet e tjera

Franca nis misionin Pegase për të treguar fuqinë luftarake dhe për të thelluar marrëdhëniet me vendet e tjera

Botë
Italia dhe Kina nënshkruajnë një plan veprimi 3-vjeçar ndërsa Meloni përpiqet të rivendosë marrëdhëniet mes dy vendeve

Italia dhe Kina nënshkruajnë një plan veprimi 3-vjeçar ndërsa Meloni përpiqet të rivendosë marrëdhëniet mes dy vendeve

Botë
Kalo në kategori