LAJMI I FUNDIT:

Humb jetën një këmbësore në Shirokë të Suharekës, u godit nga një veturë

Humb jetën një këmbësore në Shirokë të Suharekës, u godit nga një veturë

Një 58-vjeçare ka humbur jetën të dielën pasi është goditur nga një veturë.

Policia njofton se aksidenti me fatalitet ka ndodhur rreth orës 20:55, transmeton Telegrafi.

“Më date 28.07.2024, rreth orës 20:55 është raportuar për një aksident trafiku në rrugën Shirokë të Suharekës. Në ketë aksident janë të përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit këmbësorja ( F.G. viti lindjes 1966 femër, kosovare) ka pësuar lëndime rënda të cilave nuk ka mundur t’ju mbijetoj”, thuhet në njoftimin e policisë.


Tutje, policia njofton se nga mjekët e emergjencës është konstatuar vdekja e saj.

“Policia dhe prokurori kujdestar kanë dal vendngjarje dhe janë duke u marr me rastin, me urdhër te prokurorit të shtetit trupi i dërgohet ne IML në Prishtinë”, bëhet e ditur në njoftim.

Policia njofton se e dyshuara pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe ndaj saj do të ngritët kallëzim penal për veprën penale  “Aksident trafiku me fatalitet”. /Telegrafi/