LAJMI I FUNDIT:

Arabia Saudite u ofron futbollistëve gjysmë profesionistë paga të jashtëzakonshme për t’u bërë pjesë e tyre

Arabia Saudite u ofron futbollistëve gjysmë profesionistë paga të jashtëzakonshme për t’u bërë pjesë e tyre

Mbretëria e Arabisë Saudite raportohet se po u ofron marrëveshje luksoze futbollistëve gjysmë profesionistë, për t’i joshur ata që të bëhen pjesë e ligës së tyre të katërt.

Gjatë dy viteve të fundit, Superliga e Arabisë ka investuar mjaft shumë për të tërhequr disa nga emrat më të mëdhenj të Evropës.

Në janar të vitit 2023, Cristiano Ronaldo u bë emri i parë i madh që u transferua në Lindjen e Mesme, pasi nënshkroi për Al Nassr, duke i dhënë fund periudhës së dytë si futbollist i Manchester United.


Që prej atëherë, emra si Karim Benzema, Robert Firmino, Neymar, N’Golo Kante dhe Riyad Mahrez që të gjithë nënshkruan për klubet arabe.

Këtë verë, lojtarë si Ederson, Casemiro, Alisson Becker dhe Kevin De Bruyne u lidhën me një transferim të mundshëm atje.

Tani është raportuar se Arabia Saudite po synon që të investojë edhe në kategoritë e ulta të futbollit.

Siç ka raportuar gazeta spanjolle Marca, Arabia Saudite është vënë në kërkim të lojtarëve gjysmë profesionistë për ligën e tyre të katërt.

Ani pse të gjitha pagat do të jenë më të vogla se sa ato të yjeve të mëdhenj, të gjithë ata që janë të gatshëm të transferohen në Arabinë Saudite do t’i kenë shpenzimet e mbuluara.

Paga bazë do të jetë mes 10 ose 20 mijë euro në muaj, por ata do të kenë edhe aeroplanë, shtëpi, makina dhe gjithçka tjetër.

Raporti shton se lojtarët që synojnë transferimin në Arabinë Saudite duhet të plotësojnë disa kushte paraprakisht.

Për shembull, të jenë nën moshën 30-vjeçare, të jenë në gjendje të udhëtojnë menjëherë, të kenë jë një pasaportë të sportit ose një certifikatë ose licencë nga ekipet në të cilat ka luajtur dhe të mos ketë precedentë penalë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas suksesit në boks, Kosova vazhdon sot garat në xhudo me Distria Krasniqin

Pas suksesit në boks, Kosova vazhdon sot garat në xhudo me Distria Krasniqin

Sport
Arsenali mposht Man Unitedin në miqësore, Ten Hag vajton lëndimet e dy yjeve

Arsenali mposht Man Unitedin në miqësore, Ten Hag vajton lëndimet e dy yjeve

Ndërkombëtare
Barcelona merr një ofertë prej 65 milionë eurosh nga Arabia për yllin e ekipit

Barcelona merr një ofertë prej 65 milionë eurosh nga Arabia për yllin e ekipit

La Liga
Arsenali e do sulmuesin e Barcelonës dhe është gati të ofrojë 50 milionë euro

Arsenali e do sulmuesin e Barcelonës dhe është gati të ofrojë 50 milionë euro

La Liga
Arabia Saudite u ofron futbollistëve gjysmë profesionistë paga të jashtëzakonshme për t’u bërë pjesë e tyre

Arabia Saudite u ofron futbollistëve gjysmë profesionistë paga të jashtëzakonshme për t’u bërë pjesë e tyre

Ligat tjera
Spektakël me pesë gola të shënuar, Milani mposht Cityn në miqësore

Spektakël me pesë gola të shënuar, Milani mposht Cityn në miqësore

Premier League
Kalo në kategori