Lordi meksikan i drogës, Ismael “El Mayo” Zambada dhe djali i ish-partnerit të tij, Joaquin “El Chapo” Guzman u arrestuan dje në El Paso të Teksasit. Ata janë liderët e kartelit Sinaloa.
“Atë e kërkojnë gjithandej dhe njeriu as që fshihet”, shkruhet në tekstin e këngës Los Tucanes de Tijuana, për nder të Ismael “El Mayo” Zambada.
Meksikani 76-vjeçar i famshëm droge, një nga tre themeluesit dhe deri më tani lideri i kartelit meksikan Sinaloa, u arrestua të enjten nga autoritetet amerikane, shkruan bbc.
Joaquín Guzman Lopez, djali 38-vjeçar i themeluesit të dytë të kartelit, famëkeqit Joaquín “El Chapo” Guzman – i cili po vuan dënimin e përjetshëm në SHBA që nga viti 2019 – u privua gjithashtu nga liria, transmeton Telegrafi.
Duke cituar zyrtarë meksikanë dhe amerikanë, Wall Street Journal raporton se Zambada u mashtrua për të hipur në aeroplan nga një anëtar i lartë i Sinaloas pas një operacioni të Byrosë Hetuese të Sigurisë Kombëtare amrikane dhe FBI.
Kjo është një goditje e rëndë për këtë pjesë të botës së krimit, duke qenë se të dy ishin trafikantët më të kërkuar të drogës në botë të akuzuar për zhvatje, korrupsion, trafik droge dhe pastrim parash.
El Mayo, i njohur edhe si “Njeriu me kapelë”, ka tërhequr vëmendjen e pothuajse të gjithë botës gjatë pesë dekadave të mëparshme, pasi ka vepruar në ujërat kriminale.
Nga trafikanti i qenieve njerëzore te lideri i kartelit
Ngritja e Zambada nga një trafikant i zakonshëm njerëzish në “capo de caposa” (bosi i bosëve), siç quhet shpesh, është një histori pragmatizmi, dinakërie dhe korrupsioni.
Pas një qëndrimi të shkurtër si një shitës i mobilieve në rrugët e Culiacan, një qytet në veriperëndim të Meksikës, Zambada filloi karrierën e fshehtë si trafikant qeniesh njerëzore në vitet 1970.
Fillimisht ai punoi për kartelin Guadalajara, i cili tregtonte opium, marihuanë dhe përfundimisht kokainë.
Më pas ai punoi në kartelin Juarez, fillimisht si një anëtar i rangut të mesëm dhe më pas si drejtues, duke u afruar gjithnjë e më shumë me Amado Carrillon, të ashtuquajturin “Zoti i Qiellit”.
Prej aty, besohet se ai krijoi një rrjet kontaktesh në Kolumbi, vend ku bëri miq dhe partnerë të mëdhenj në prodhimin e kokainës.
Ndërsa bosët e tjerë vdiqën ose u arrestuan, Zambada u bë më i fuqishëm. Ai rrallë kishte probleme me aleatët.
Por nëse ka një gjë që e dallon atë nga bosët e tjerë të drogës, është se ai ka qenë gjithmonë i fshehur.
Nuk ka pothuajse asnjë foto të tij.
Një nga trashëgimtarët e El Chapo
Dihet pak për Joaquin Guzman Lopez, i cili u arrestua të enjten së bashku me Zambada. Mekskani 38-vjeçar, i njohur si El Guero, është djali i El Chapo dhe Griselda Lopez Perez, gruaja e dytë e trafikantit të drogës.
El Chapo kishte dhjetë fëmijë me tre gra: Alejandrina Salazar, Griselda Lopez dhe Emma Coronel.
Autoritetet amerikane pretendojnë se pas vdekjes së djalit të madh të Chapos, Edgar, Joaquin dhe Ovidio trashëguan një pjesë të madhe të fitimeve nga shitja e lëndëve narkotike dhe filluan të investojnë shuma të mëdha parash për blerjen e marihuanës në Meksikë dhe kokainës në Kolumbi.
Sipas ish-bashkëpunëtorëve të El Chapos, Joaquín dhe Ovidio ishin gjithashtu të përfshirë në përgatitjen e aksionit të “zotit të drogës” për arratisje nga një burg i sigurisë maksimale në Meksikë në vitin 2015 – arratisja e dytë nga burgu pas akuzave për vrasje dhe trafik droge në vitin 1993.
Autoritetet amerikane pretendojnë gjithashtu se Joaquin dhe Ovidio Guzman Lopez drejtojnë të paktën 11 laboratorë të prodhimit të metamfetaminës në shtetin meksikan të Sinaloa.
Joaquin u akuzua për herë të parë për trafik federal të drogës në vitin 2018 në SHBA. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën
Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje