Rishikimi i buxhetit në RMV, përplasje për pasojat në buxhet nga vendimet gjyqësore dhe mos-pagesën e mediave nga KSHZ-ja
Rishikimi i buxhetit shkakton përplasje të ashpër mes deputetes së LSDM-së, Jovanka Trençevska dhe zëvendësministrit për financa Nikollçe Jankullovski.
“Rebalanci i buxhetit, përveç rritjes së deficitit, rritjes së borxhit publik, shkurtimeve të shërbimeve ndaj personave me invaliditet, për bashkëqytetarët tanë më të moshuar, nuk sjellë asnjë përfitim për qytetarët dhe për shtetin. Ky është rebalanci më i keq i buxhetit në tërë historinë e shtetit tonë, rebalanci më i keq i buxhetit, për qytetarët edhe për ekonominë”, deklaroi Jovanka Trençevska, deputete e LSDM-së.
“Të dhënat të pafavorshme për lëvizjet ekonomike në vitin 2023 dhe në gjysmën e parë të vitit 2024, edhe sikur të doni a jo, edhe në rekomandimet e Bankës Popullore, sipas vlerësimeve të tyre, Prodhimi Vendor Bruto që e kishit projektuar nuk e di mbi cilën bazë logjike në 3.4%, u ripropjektua në 2.1%… Kjo qeveri ka synim, që të bëjë një konsolidim financiar të të gjithë ekonomisë, të ekipojë të gjithë shfrytëzuesit buxhetorë, shpenzimeve, të bëhet kontroll i shpenzimeve jo produktive, dhe kjo është ajo që në këtë moment, për një kohë të shkurtër, Qeveria, konkretisht ministria e Financave e bëri. Siguroi para nga mundi të siguronte, për funksionimin normal të shtetit”, tha Nikollçe Jankullovski, zëvendës ministër i financave.
“Është fakti i pakontestueshëm që pagat në vitet e kaluara, u rritën si asnjëherë më parë deri tani, I pakontestueshëm është fakti që pensionet u rritën, si asnjëherë më parë, dhe paga mesatare dhe ajo minimale, dhe në bazë të kësaj, përmirësohej cilësia e jetesës e qytetarëve. Dhe ky është fakti të cilin ju nuk mund ta kontestoni se vjen nga politikat mira të LSDM-së në periudhën e kaluar”, u shpreh Jovanka Trençevska, deputete e LSDM-së.
“Edhe kjo qeveri do të vazhdojë me rritjen e pagave, do të vazhdojë me rritjen e pensioneve, filloi me pjesën që ishte më alarmante, konkretisht të përmirësojë standardin e pensionistëve, por në të ardhmen, me përmirësimin e performancave makroekonomike të shtetit do të vazhdojmë edhe me rritjen e mëtejshme të pagës mesatare dhe asaj minimale në nivel të shtetit. Do të ishim më të lumtur, nëse në këtë situatë, me planifikimin e buxhetit për vitin 2024, në ato 4,1 miliardë denarët për pagat, të kishit planifikuar edhe 1,1 miliard denarët për bllok-dotacione, që nuk i kishit planifikuar në buxhet, që tani na u desh t’i vendosim në këtë rebalanc. Janë evidentuar probleme serioze në këtë pjesë, që janë rezultat i qasjes individuale të qeverisë suaj, në lidhje me pagat. Më tej, për Ndërmarrjen Publike “Rrugët Shtetërore”, Ndërmarrja për Qarkullim Publik, Hekurudhat, Elektranat e Maqedonisë, nuk janë në gjendje t’i kthejnë kreditë. Çfarë duhet të bëjë kjo qeveri, të vazhdojë metodën tuaj të punës?! Apo të marrë masa. Me këtë rebalanc u siguruan mjete garanci prej 5.1 miliard denarësh për riparimin e këtyre obligimeve kreditore drejt institucioneve financiare ndërkombëtare. Se si këto institucione nuk janë në gjendje t’i kthejnë, këtë le ta shqyrtojnë organet hetimore.
Po ashtu, 600 milion denarë janë siguruar për pagesën nga vendime gjyqësore, këtu në Këshillin Gjyqësor, transferimet e të punësuarve nga njëri vend pune në tjetër, kanë paditur dhe kanë fituar ndaj shtetit, dhe tani, shteti, për shkak të papërgjegjshmërisë së atyre individëve, duhet të paguajë ato shpenzime…..Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, gjithsej 322 milion denarë, që nuk i kishit parashikuar për pagesën e mediave, në përputhje me Kodin Zgjedhor”, theksoi Nikollçe Jankullovski, zëvendës ministër i financave.
“I nderuar zëvendësministër, edhe ne në vitin 2017 trashëguam një ekonomi të shkatërruar, por nuk u ankuam, por filluam menjëherë të punonim. E përmendët disa herë KSHZ-në, pse nuk e pyesni kryetarin e KSHZ-së që është pjesë e anëtarësisë së OBRM-PDUKM-së, pse dorëzoi një kërkesë të tillë buxhetore në Ministrinë e Financave, me buxhet të shkurtuar”, deklaroi Jovanka Trençevska, deputete e LSDM-së./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga
Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike
Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?
“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit
Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump
"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë