LAJMI I FUNDIT:

Homazhe, mbledhje të Qeverisë e takime – si e kalon kohën kryeministri Kurti?

Homazhe, mbledhje të Qeverisë e takime – si e kalon kohën kryeministri Kurti?

Analisti i politikave në Institutin GAP, Agron Demi përmes një postimi në Facebook, ka bërë një përllogaritje se si e kalon kohën kryeministri Albin Kurti.

Sipas Demit, kryeministri 1/4 e kohës ka kaluar duke shkuar në të pame, homazhe dhe akademi përkujtimore, transmeton Telegrafi.

“Nëse bazohemi në njoftimet që gjenden në faqen zyrtare të Zyrës së Kryeministrit, nga janari e deri më sot: ma shumë 1/4 e kohës së kryeministrit ka shku nëpër të pame, homazhe e akademi përkujtimore; 23.7% të kohës e ka kalu duke pritë ambasadorët e akredituar në Kosovë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, apo liderë e delegacione nga shtetet tjera”, thotë ai.


Tutje, Demi pohon se kryeministri “13.8% të kohës e ka kalu tu pritë në takime grupe të studentëve, pensionistë të huaj e vendorë, ish-diplomatë, delegacione nga mërgata, Lugina, Bosnja, Sanxhaku”.

“19.3% të kohës e ka kalu në mbledhje të qeverisë dhe në takime në grupe ndërministrore ose takime me bartës institucionesh tjera; 9.5% të kohës e ka kalu duke promovu investime apo lansim programesh, ndër to edhe një urë për këmbësorë, gur-themelin e një shtëpie, tri klinika të renovuara, dy herë i ka vizitu punimet në rrugën Kijevë-Zahaq, kurse tjerat janë lansim programesh”, shton ai.

Mes tjerash, Demi shton se kryeministri Albin Kurti  5.2% të kohës e ka kalu në vizita jashtë vendit, duke përfshi tri vizita si pjesëmarrës në takimet e Partive Socialiste Evropiane duke shtuar “dy vizita deri në Londër për ligjërata, dy vizita në Turqi, një adresim në KS të OKB-së, disa ditë në Davos, një vizitë në portin e Hamburgut”.

Kurti një pjesë të kohës e ka kaluar edhe duke vizituar biznese dhe komuna.

“2.5% të kohës duke vizitu biznese (8 biznese të vizituara); 4 vizita në komuna, tri prej të cilave qeverisen nga VV, dhe një vizitë në Dragash pas emergjencës së vërshimeve dhe dëmeve në fshatin Kuk”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Lajme
Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Lajme
Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Lajme
“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

Lajme
Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Kalo në kategori