Prishtina është gati të mirëpresë edicionin e katërt të Prishtina Gastronomy Festival, që do të mbahet nga 29 korrik deri më 9 gusht në sheshin “Adem Jashari”. Ky është momenti që të gjithë e kemi pritur me padurim!
Festivali i këtij viti premton të jetë më i veçanti dhe më i pasuri deri tani, duke sjellë një program të larmishëm artistik dhe kulinar që do të kënaqë të gjitha shijet. Nga pjatat tradicionale shqiptare deri te ato të kuzhinës së huaj, vizitorët do të kenë mundësinë të shijojnë një gamë të gjerë të ushqimeve të përgatitura nga shefat më të mirë. Çdo ditë do të jetë një festë për të dashuruarit e ushqimit, me degustime dhe demonstrime të gatimit live.
Festivali do të nisë me një ceremoni të veçantë hapëse më 29 korrik, ku do të prezantohet një bar/kafe modulare “Coffee & More” plotësisht “Made in Kosova”, ndërtuar nga GAMP dhe SHEHU Construction, pajisur nga Frigo Deluxe dhe ku do të shërbehet Vileta Coffee. Ky bar unik është një simbol i inovacionit dhe kreativitetit vendor dhe do te prezantohet edhe ne panairin me te madh tregtar shqiptar jashte vendit, qe organizohet ne 2-3 Tetor 2024 ne Berlin, Gjermani.
Por, përveç eksperiencës kulinare, festivali do të ofrojë edhe një program të pasur artistik, ku muzika LIVE është pjesë e pandarë e këtij eventi të madh. Sivjet vijnë super performancat e Soni Malaj, Vesa Lumës, NRG Band, Anxhela Peristerit, Asgjë Sikur Dielli, Mentor Hazirit, Bujar Qamilit, Edi Furrës dhe Shkurte Fejzës. Ky është një program që premton të sjellë një përzierje unike të talenteve më të njohura dhe të dashura, duke ofruar një eksperiencë të paharrueshme për të gjithë.
Festivali i Gastronomisë së Prishtinës është një ngjarje që bashkon të gjitha gjeneratat. Është një mundësi e shkëlqyer për të kaluar një mbrëmje vere me familjen dhe miqtë, duke shijuar ushqimin e mrekullueshëm dhe argëtimin e shkëlqyer. Sigurisht, këndi i fëmijëve nuk do të mungojë as këtë vit, cdo natë të festivalit.
Prishtina është gati të marrë rolin e saj si kryeqendra e gastronomisë së mirë. Bashkohuni nga 29 korriku deri më 9 gusht në sheshin “Adem Jashari” dhe bëhuni pjesë e magjisë së Prishtina Gastronomy Festival. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
G Bani shkon për ta kontrolluar Gjestin teksa po qëndronte nën ujë pa lëvizur në vaskë
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025
Ben Affleck u largua nga shtëpia e tij për shkak të një zjarri dhe gjeti strehim me ish-gruan e tij
Skenën e Gjestit në vaskë e krahasojnë me të saj - reagon Egla Ceno
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025