LAJMI I FUNDIT:

Aerodinamikë madhështore e Bugattit – me “vetëm” 300 kuaj/fuqi, mund të arrijë mbi 400 km/h

Aerodinamikë madhështore e Bugattit – me “vetëm” 300 kuaj/fuqi, mund të arrijë mbi 400 km/h

Tetë litra, 16 cilindra, katër turbina dhe deri në 1001 kuaj/fuqi nevojiteshin që Veyron e Bugatti të kalonte kufirin e 400 km/h, MG EX181 bëri të njëjtën gjë në vitin 1959 me vetëm një motor të fuqishëm 300 kuaj/fuqi.

Dhe për t’i bërë gjërat edhe më interesante, MG instaloi një motor standard 1.5 69 kuaj/fuqi në veturën e tyre dhe më pas e rriti atë.

Kështu, fuqia rritet në 304 kuaj/fuqi, që është në të njëjtin nivel me Golf R të sotëm. Megjithatë, ajo që e bën të veçantë këtë makinë eksperimentale është aerodinamika e saj. Koeficienti i tërheqjes është vetëm 0.12.


Për krahasim, Mercedes EQS, i vlerësuar për aerodinamikën e tij të klasit të parë, ka një koeficient të tërheqjes prej 0.20.

Koncepti i automjeteve të testimit të markës japoneze Daihatsu arriti 0.17, gjë që i lejoi ata të udhëtonin 72 km me një litër karburant!

Për shkak të aerodinamikës kaq të mirë, kësaj makine i nevojiten vetëm 29 kuaj/fuqi për të arritur shpejtësinë 160 km/h. Phil Hill, ish-kampioni i Formula 1, arriti në të një shpejtësi rekord prej 409 km/h.

Në një kohë, ai tha se makina ishte aq aerodinamike sa që duke hequr këmbën nga pedali i gazit vetëm sa do ta ngadalësonte makinën pak. /Telegrafi/