LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Sistemi i burgjeve dhe i drejtësisë e shndërruan një fëmijë në kriminel

Berisha: Sistemi i burgjeve dhe i drejtësisë e shndërruan një fëmijë në kriminel

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka folur për rastin e Faton Hajrizit, i cili u arratis nga Burgu i Smrekonicës dhe më pas dyshohet se është vrarë në Serbi.

Berisha tha se duhet të nxirren mësime nga kjo situatë, pasi sipas tij, sistemi i burgjeve të Kosovës dhe sistemi i drejtësisë, një fëmijë e ka shndërruar në kriminel.

“Mësimet e para duhet të nxirren tek arrestimi i tij dhe sistemi i burgjeve në Kosovë. Një fëmijë që mund ta ketë kryer një vrasje, por ai ka qenë i mitur. Edhe sistemi i burgjeve të Kosovës dhe i drejtësisë një fëmijë e ka shndërruar në kriminel, i cili më pas është dënuar me vite të tëra për shkak të një krimi më të lartë, e që ka ardhur deri aty pasi ka ikur nga burgu dhe përfundon duke e vrarë një zyrtar të një shteti”.


“Ajo është Serbia dhe ne i kemi raportet si i kemi, por po të ishte vrarë diku tjetër, unë vlerësoj se Qeveria e Kosovës me notë zyrtare do të duhej t’i kërkonte falje atij shteti se një i arratisur nga burgu, i ka kryer një akt”, tha Berisha në Klan Kosova.

Më tej, ai tha se duhet të hetohen edhe qëndrimet e lidershipit politik, përkatësisht ministres Albulena Haxhiu dhe kryeministrit Albin Kurti.

“Sistemi i burgjeve ka dështuar në këtë rast dhe duhet të hetohen qëndrimet e lidershipit politik, edhe të ministres së Drejtësisë dhe kryeministrit dhe që janë shumë në koordinim me qëndrimet e Daçiqit në Beograd”.

“Ai u mundua t’i jap konotacion politik dhe ta nxjerr këtë si një qëndrim të Prishtinës, ndërsa Haxhiu tha se Beogradi e ka organizuar arratisjen”, tha Berisha.

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori