LAJMI I FUNDIT:

Besa Ademi: Raporti i BE-së për sundimin e ligjit është një nxitje e madhe për Gjykatën e Lartë

Besa Ademi: Raporti i BE-së për sundimin e ligjit është një nxitje e madhe për Gjykatën e Lartë

Raporti i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në seksionin për Gjykatën e Lartë është një inkurajim dhe motivim i madh për të vazhduar me angazhimet që ka Gjykata e Lartë për promovimin e transparencës, pavarësisë, efikasitetit dhe aplikimit të standardeve evropiane. tha kryetarja e Gjykatës së Lartë, Besa Ademi.

Rekomandimet e Bashkimit Evropian, sipas Ademit, janë të një rëndësie vendimtare për reformat e nevojshme.

“Sidomos duke pasur parasysh indikacionet e Misionit Vlerësues të Bashkimit Evropian dhe për të siguruar pavarësinë e plotë të gjyqësorit si bazë për sundimin e ligjit, thotë Ademi.


Siç shtojnë në njoftimin nga Gjykata e Lartë, në Raportin e Komisionit Evropian theksohet se Gjykata e Lartë, nën patronatin e kryetares Ademi, ka ndërmarrë masa për promovimin e transparencës, veçanërisht përmes aktiviteteve të Këshillit për Gjyqësor të Hapur në kuadër të Gjykatës së Lartë.

Në këtë drejtim, theksohet rëndësia e Këshillit për Gjyqësor të Hapur, i cili nën udhëheqjen e Kryetarit të Gjykatës së Lartë zbaton planin e veprimit që parasheh përmirësimin e marrëdhënieve me publikun në mes të gjykatave dhe publikut.

Nga këndvështrimi i përmirësimit të transparencës, raporti thekson se Gjykata e Lartë, me propozim të kryetares Ademi, ka vendosur qëndrim parimor për publikimin e vendimeve të kundërligjshme gjyqësore, të cilat gjykatat më të ulëta në vend i respektojnë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori