LAJMI I FUNDIT:

Musk me sondazh nëse Tesla duhet të investojë miliarda në xAl, publikohen rezultatet e hershme

Musk me sondazh nëse Tesla duhet të investojë miliarda në xAl, publikohen rezultatet e hershme

CEO i Tesla-s, Elon Musk, ka nisur një sondazh për të pyetur përdoruesit në platformën e rrjeteve sociale X, nëse kompania duhet të investojë 5 miliardë dollarë në startup-in e saj të Inteligjencës Artificiale (Al), xAl, me votat e hershme që tregojnë se njerëzit janë në favor të lëvizjes.

“Aprovimi i bordit dhe votat e aksionarëve janë të nevojshme, kështu që kjo është vetëm për të testuar ujërat”, tha Musk për sondazhin.

Siç thekson Musk, xAl do të jetë i dobishëm në avancimin e vetë-drejtimit dhe ndërtimin e qendrës së re të të dhënave, duke shtuar se ka mundësi ta integrojë në Tesla edhe chatbot-in me Al, Grok.


Bëhet e ditur se pothuajse 3 orë pas publikimit të sondazhit, me rreth 386,000 njerëz që kishin marrë pjesë, 70% e tyre votuan pro investimit, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, Musk prezantoi xAl vitin e kaluar, duke shpresuar të ndërtojë një alternativë si ChatGPT.

Ai ka thënë se planifikon që një e katërta e xAl të jetë në pronësi të investitorëve të X, të cilin ai e bleu për 44 miliardë dollarë.

Gjithashtu, miliarderi hodhi poshtë shqetësimet se mund të devijonte burimet nga Tesla në disa kompani të tjera.

Musk është një anketues i shpeshtë në X.

Në vitin 2021, ai pyeti përdoruesit nëse duhet të shesë 10% të aksioneve të tij në Tesla dhe filloi shitjen e tyre vetëm disa ditë pas sondazhit. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë

"CarynAl më bëri milionere në moshën 24-vjeçare", influencuesja që krijoi versionin digjital të vetes rrëfen historinë personale

Teknologji
Ushtria amerikane teston automatikun me Al

Ushtria amerikane teston automatikun me Al

Teknologji
Australia dëshiron t'ua ndalojë fëmijëve rrjetet sociale - si do ta zgjidh këtë problem qeveria e Albaneses?

Australia dëshiron t'ua ndalojë fëmijëve rrjetet sociale - si do ta zgjidh këtë problem qeveria e Albaneses?

Teknologji
A po largohen masivisht përdoruesit nga X i Elon Musk dhe cilës platformë po i bashkohen?

A po largohen masivisht përdoruesit nga X i Elon Musk dhe cilës platformë po i bashkohen?

Teknologji
Google reagon

Google reagon "me zemërim" pas raportimeve se do të duhet të shesë Chrome

Teknologji
Si mund t'ju lejojë AI 'të flisni me hapësirën'?

Si mund t'ju lejojë AI 'të flisni me hapësirën'?

Teknologji
Kalo në kategori