LAJMI I FUNDIT:

Klekovski: Borxhi i përgjithshëm në shëndetësinë publike është mbi 100 milionë euro

Klekovski: Borxhi i përgjithshëm në shëndetësinë publike është mbi 100 milionë euro

Borxhi i përgjithshëm në shëndetësinë publike ndoshta i kalon 100 milionë euro, ky borxh ka lindur për shkak të buxhetimit joadekuat në periudhën e kaluar, buxheti mezi është i mjaftueshëm për mbulimin e pagave, tha drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor (FSHF), Sasho Klekovski gjatë vizitës së sotme në ISHP “Spitali i Përgjithshëm Strumicë”.

“Pra, gati 80 për qind e buxhetit shkon për paga dhe ka mbetur shumë pak për funksionet, këto janë borxhe për laboratorë, për kuzhinë, për punë teknike e të tjera.

Për shkak të kësaj situate, një nga aparaturat e rëndësishme – tomografia kompjuterike është jashtë funksionit që nga muaji mars, pasi pajisja është e konsumuar dhe nuk mund të rinovohet dhe shërben në një zonë të gjerë.


Vetëm në Strumicë ka mbi 100 mijë të siguruar dhe ky spital shërben shumë më tepër se kaq”, tha Klekovski.