LAJMI I FUNDIT:

Një i vdekur e katër të lënduar në një aksident në autostradën Arbën Xhaferi

Një i vdekur e katër të lënduar në një aksident në autostradën Arbën Xhaferi
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën “Arbën Xhaferi”, konkretisht në kilometrin e 15-të të segmentit Lipjan – Ferizaj, si pasojë një person ka vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar.

Zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha, bëri të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 14:00, ndërsa shtoi se vdekjen e 44-vjeçarit e ka konfirmuar mjeku në vendin e ngjarjes.

Ndërkaq të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë.


Në aksident janë përfshirë dy automjeteve transportuese (Kombi) njëri në lëvizje, ndërsa tjetri i ndalur në shiritin emergjent.

“Ekipet relevante policore kanë dal ne vendin e aksidentit, perfshirë edhe ato të hetimeve të cilat po punojnë në identifikimin e shkaqeve të aksidentit dhe rrethanave që e karakterizojnë. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori”, deklaroi Hoxha.

Hoxha bëri apel që pjesëmarrësit në komunikacion të kenë kujdes të shtuar.

“Humbja e jetëve njerëzore si pasojë e pakujdesisë së drejtuesve te automjeteve po bëhet gjithnje e më shqetsuese, andaj kerkojme nga te gjithe drejtuesit e utomjeteve te jenë më vigjilent dhe te respektojne rregullat ne trafikun rrugor. Respektimi i shenjave në trafik dhe pershtatja e shpejtësisë me kushtet në rrugë eshte domosdoshmeri per nje siguri me te madhe rrugore”,u shpreh ai.

Policia e Kosovës po ndërmerr në vazhdimësi masa rigoroze ligjore ndaj të gjithë atyre që bien ndesh me rregullat dhe ligjet e trafikut dhe në një mënyrë apo tjetër rrezikojnë sigurinë e pjesmartësve në rrugë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja: Arsyet pse tre gjyqtarë refuzuan ta lironin Faton Hajrizin

Dosja: Arsyet pse tre gjyqtarë refuzuan ta lironin Faton Hajrizin

Drejtësi
Tërmeti në Shqipëri, goditja e parë e fuqishme u shoqërua edhe nga dy lëkundje të tjera sizmike

Tërmeti në Shqipëri, goditja e parë e fuqishme u shoqërua edhe nga dy lëkundje të tjera sizmike

Lajme
U arratis nga Burgu i Dubravës, nëse e shihni këtë person lajmëroni menjëherë policinë

U arratis nga Burgu i Dubravës, nëse e shihni këtë person lajmëroni menjëherë policinë

Kronika e Zezë
Dënohen me 39 vite e 6 muaj burgim dy të akuzuarit për vrasjen në Baks të Skenderajt

Dënohen me 39 vite e 6 muaj burgim dy të akuzuarit për vrasjen në Baks të Skenderajt

Drejtësi
Këshilla se si të mbroheni gjatë shkarkimeve të rrufesë

Këshilla se si të mbroheni gjatë shkarkimeve të rrufesë

Lajme
Avokati Bajraktari: Edhe Kosova ta bëjë një autopsi për Faton Hajrizin, Serbisë s’i besohet

Avokati Bajraktari: Edhe Kosova ta bëjë një autopsi për Faton Hajrizin, Serbisë s’i besohet

Lajme
Kalo në kategori