LAJMI I FUNDIT:

U arratis nga Burgu i Dubravës, nëse e shihni këtë person lajmëroni menjëherë policinë

U arratis nga Burgu i Dubravës, nëse e shihni këtë person lajmëroni menjëherë policinë

Policia e Kosovës gjatë ditës së mërkurë ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për kapjen e një personi që dy javë më parë u arratis nga burgu i Dubravës.

Personi i kërkuar është Ujkan (Rexhep) METAJ i lindur me 15.09.1988 nё fshatin Shushicё e Ulёt – Istog.

Ujkan Metaj i dënuar me 11 vjet burgim ishte arratisur nga Burgu i Dubravës.


Gjykata Themelore në Pejë gjatë 2019 e kishte dënuar me pesë vjet burg, të akuzuarin Ujkan Metaj, pasi i njëjti e kishte pranuar fajësinë se e kishte ndihmuar tani të ndjerin Kamer Metaj, për të kryer grabitjen e bankës në Istog, ku si pasojë e kësaj, ishte vrarë polici Izet Demaj.

Gjatë kësaj grabitje, gjatë shkëmbimit të zjarrit me pjesëtarë të policisë, kishte mbetur i vdekur edhe grabitësi Kamer Metaj.

Sipas aktgjykimit të shpallur nga kryetarja e trupit gjykues, Lumturije Muhaxheri, të akuzuarit Ujkan Metaj do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgimin nga 27 dhjetori 2018, e tutje, raportonte atëherë Betimi për Drejtësi.  Por më pas Apeli ia shtoi edhe dy vjet, e që në plotëni ai për këtë rast u dënua me 7 vjet burgim.

Në bazë të këtij aktgjykimi është shqiptuar edhe dënimi plotësues, konfiskimi i automjetit “Golf 4”, pronë e tani të ndjerit Kamer Metaj, një pushkë automatike “AK 47”, një granat dore “M-75” dhe një revole e tipit “Çeska”.

Përndryshe ndaj Metajt ka ekzistuar edhe një aktakuzë për tentim vrasje.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë, më 5 maj 2018, pretendohet se i akuzuari Ujkan Metaj, me 3 dhjetor 2017, rreth orës 11:25, në afërsi të fshatit  Rakosh, Komuna e Istogut, ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin Bajram Sadrijaj, në lidhje me detyrën zyrtare të tij, dhe e ka vu në rrezik jetën e personave të tjerë, dhe atë të dëmtuarit Sokol Januzaj.

Policia kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: info@kosovopolice.com

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja: Arsyet pse tre gjyqtarë refuzuan ta lironin Faton Hajrizin

Dosja: Arsyet pse tre gjyqtarë refuzuan ta lironin Faton Hajrizin

Drejtësi
Tërmeti në Shqipëri, goditja e parë e fuqishme u shoqërua edhe nga dy lëkundje të tjera sizmike

Tërmeti në Shqipëri, goditja e parë e fuqishme u shoqërua edhe nga dy lëkundje të tjera sizmike

Lajme
U arratis nga Burgu i Dubravës, nëse e shihni këtë person lajmëroni menjëherë policinë

U arratis nga Burgu i Dubravës, nëse e shihni këtë person lajmëroni menjëherë policinë

Kronika e Zezë
Dënohen me 39 vite e 6 muaj burgim dy të akuzuarit për vrasjen në Baks të Skenderajt

Dënohen me 39 vite e 6 muaj burgim dy të akuzuarit për vrasjen në Baks të Skenderajt

Drejtësi
Këshilla se si të mbroheni gjatë shkarkimeve të rrufesë

Këshilla se si të mbroheni gjatë shkarkimeve të rrufesë

Lajme
Avokati Bajraktari: Edhe Kosova ta bëjë një autopsi për Faton Hajrizin, Serbisë s’i besohet

Avokati Bajraktari: Edhe Kosova ta bëjë një autopsi për Faton Hajrizin, Serbisë s’i besohet

Lajme
Kalo në kategori