LAJMI I FUNDIT:

ASH krahu i Selës: Me dy licenca nuk bëhet lufta kundër kumarit, por luftë mes kumarxhinjve

ASH krahu i Selës: Me dy licenca nuk bëhet lufta kundër kumarit, por luftë mes kumarxhinjve

Pas vendimit se do t’u merren licencat dy kompanive për organizimin e lojërave të fatit, ka reaguar Aleanca për Shqiptarët krahu i Selës, ku thanë se me dy licenca nuk bëhet lufta kundër kumarit, por luftë mes kumarxhinjve. ASh-krahu i Selës tha se kjo është tentim për të mbuluar mashtrimin e Qeverisë, që siç e quajnë, jolegjitime.

Paralajmërimet pompoze për gjoja luftën kundër kumarit, përmes marjes së licencës dy kompanive që nuk kanë paguar tatime, janë një tentim për t’i hedhur pluhur syve qytetarit dhe për ta mbuluar mashtrimin e madh të Qeverisë jolegjitime.

Kjo nuk është luftë kundër kumarit, por më shumë ngjason në luftë mes kurmarxhinjëve, ku dikujt i merret licensa për tu liruar terren veprimi kompanive të tjera, e ndoshta edhe për të dhënë licenca për kompani të treta të afërta me pushtetin.


Lufta e vërtetë kundër kumarit bëhet vetëm me zgjidhje ligjore, me mbylljen e të gjitha bastoreve dhe kazinove përnjëherë.

Nëse vërtetë dëshironi luftë kundër kumarit, ju ftojmë që të votoni propozimin e Aleancës për Shqiptarët dhe Frontit Europian, me të cilin parashihet që objektet e lojërave të fatit të mbyllen në të gjithë vendin dhe ato të veprojmë vetëm në hotele me pesë yje”, thotë ASH, krahu i Selës.