LAJMI I FUNDIT:

AMNEZIA #1

AMNEZIA #1

Poezi nga: Quincy Troupe
Përktheu: Maksim Rakipaj

duket se kudo njerëzit kanë harruar gjithçka,
ecin përmes hijeve të tyre që ndërrojnë,
përshkojnë vende të ndryshme
dhe harrojnë gjithçka jetuan e besojnë
veçse çka shohin në filmat e Holivudit në TV,
thua u mbetet gjë në mendje nga ç’u mëson historia
rreth luftërave pafund e pakuptim që mbushin
rrugët e shkatërruara me trupa të copëtuar
si suvenire të përsëritura propagande
filma me rrena kalojnë nëpër trutë e tyre pa i prekur
ndërsa veteranët e vërtetë të luftës, shumica të pastrehë,
ulërijnë të mbytur nga ankthi netëve,
të tmerruar nga masakrat e kryera, që padituria,
zelli i tyre i tepruar la pas
vende të panumërta që rrënuan
në këtë planet të shkatërruar.