LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 26° clearsky_day

Zjarri në lagjen Marigona në Prishtinë, nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca thonë se ishte i qëllimshëm

Zjarri në lagjen Marigona në Prishtinë, nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca thonë se ishte i qëllimshëm

Të dielën mbrëma Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është djegur një pjesë e tokave afër lagjes Marigona, në Prishtinë.

Me të marrë vesh lajmin, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e ka lokalizuar zjarrin, transmeton Telegrafi.

Ndërsa, në një deklaratë për Telegrafin, drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica tha se ky zjarr nuk ishte si pasojë e temperaturave të larta, por dikush qëllimisht e ndezi atë.


“Informatën e kemi marrë të dielën, në orën 21:00 nga disa qytetarë që po digjet një pjesë e livadheve e fushave që janë prapa lagjes Marigona.  Nuk është zjarr që është ndezë për shkak të temperaturave apo për shkak të pakujdesisë, është zjarr i qëllimshëm i qytetarëve të cilët i djegin hamulloret” tha ai.

Sipas drejtorit për tu shuar zjarri u dashtë vetëm një orë dhe nuk ka ndonjë rrezik. Por, raste të tilla të zjarrit mund të ketë prapë.

“Zjarri është shua mbrëmë pas orës 22:30, është lokalizu dhe është fikë zjarri. Nuk paraqet asnjë rrezik. Por, nuk mund të garantojmë që nuk do të ketë prapë ndezje të zjarrit në atë lokacion apo lokacione të tjera.  Për shkak se qytetarët e kanë bërë një lloj tradite që mbas sezonit të korrje-shirjeve të i djegin hamulloret”, tha ai.

Drejtori thotë se të gjithë ata që tentojnë të ndezin zjarre, do të përballën me ligjin.

“Ne kemi bërë thirrje të vazhdueshme që mos të digjen hamulloret, kemi pas edhe takimin e Këshillit Komunal për Siguri, ku bashkërisht me policinë, me zjarrfikësit, me qytetarët kemi apelua që kjo mos të ndodhë. Po prapë se prapë kemi qytetarë të pandërgjegjshëm që po vazhdojnë të bëjnë të njëjtën por duhet të kenë të qartë të gjithë qytetarët që kjo paraqet vepër penale dhe shkelje të ligjit”, thotë ai.

Ndryshe, Telegrafi vazhdimisht ka postuar lajme në mënyrë që të parandalohet ndezja e zjarreve të tilla sepse paraqet shkelje ligjore dhe në të njëjtën kohë rrezikon edhe sigurinë publike. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Amerika
Vesa Luma kritikon estradën për performancat në Sunny Hill: Nuk e kuptoj se si kolegët këndojnë 'playback' në skena të mëdha të festivaleve

Vesa Luma kritikon estradën për performancat në Sunny Hill: Nuk e kuptoj se si kolegët këndojnë 'playback' në skena të mëdha të festivaleve

Magazina
Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Lajme

"Heroi rus i luftës në Ukrainë" rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi

Evropa
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

La Liga
Kalo në kategori