LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 26° clearsky_day

Banorët në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë kanë mbetur pa rrymë që 12 orë

Banorët në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë kanë mbetur pa rrymë që 12 orë

Qytetarët e Fushë Kosovës, saktësisht të rrugës “Dardania”, janë duke u ankuar për mungesë të energjisë elektrike, ata thonë se nuk kanë rrymë për më shumë se 12 orë.

Duke marrë parasysh edhe temperaturat e larta, banorët e asaj zone thonë se e kanë të vështirë të jenë pa rrymë.

Mentor Krasniqi, banor në Fushë Kosovë, në një deklaratë Telegrafin ka pohuar se tash e 12 orë janë duke telefonuar KEDS-in për të ditur arsyen e ndaljes së rrymës.


“Që 12 orë, prej mbrëmë në 21:30 u ndalë, ende nuk ka. Kemi kërkuar ndihmë i kemi thirrë KEDS-in, ata po thonë që ka prishje  dhe se janë duke e rregulluar, dhe se pritet me ardhë shpejt. Që 12 orë nuk ka rrymë”, u shpreh ai.

Veç kësaj ai shtoi se ka kohë që nuk janë përballur me probleme të energjisë elektrike..

“Më herët nuk ka ndodhë, bukur moti nuk ka ndodhë që të mos kemi rrymë”, tha Krasniqi.

Ndryshe, qytetarët nuk u njoftuan për këtë ndalesë të rrymës e cila zgjati mbi 12 orë, as nga Komuna e Fushë Kosovës dhe as nga KEDS.

Lidhur me rastin, Telegrafi ka tentuar të marrë një përgjigje nga komuna, por që ata ishin të paqasshëm. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Amerika
Vesa Luma kritikon estradën për performancat në Sunny Hill: Nuk e kuptoj se si kolegët këndojnë 'playback' në skena të mëdha të festivaleve

Vesa Luma kritikon estradën për performancat në Sunny Hill: Nuk e kuptoj se si kolegët këndojnë 'playback' në skena të mëdha të festivaleve

Magazina
Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Lajme

"Heroi rus i luftës në Ukrainë" rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi

Evropa
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

La Liga
Kalo në kategori