LAJMI I FUNDIT:

Ankand për syzet e John Lennon dhe fotot e Abbey Road

Ankand për syzet e John Lennon dhe fotot e Abbey Road

Një palë syze të rrumbullakëta me ngjyrë blu, dhënë nga John Lennon një burri që po vizitonte Abbey Road Studios, do të dalin në shitje.

Syzet e stilit John Lennon, të cilat iu dhuruan burrit në vitin 1968, pritet të kushtojnë 3000 funte (deri në 3500 euro).

Një koleksion fotografish të realizuara në studiot e famshme të regjistrimit të muzikës, duke përfshirë disa të shkrepura ditën e fotosesionit për kopertinën e albumit të The Beatles duke ecur nëpër një vendkalim zebrash, janë gjithashtu në shitje, shkruan BBC.


Artikujt do të shiten në ankand më 31 korrik në Farleigh Golf Club në Surrey.

Një zëdhënës i Catherine Southon Auctioneers & Valuers tha se syzet iu dorëzuan një burri, i cili ishte me të dashurën e tij, nga vetë Lennon.

“I riu pa syzet e shtrira në piano dhe shkoi t’i merrte, por e dashura e tij e atëhershme i tha t’i linte, për të cilën Lennon u përgjigj, ‘është në rregull, ai mund t’i marrë ato’, thanë ata.

Koleksioni i 33 fotografive bardh e zi të realizuara në Abbey Road do të shitet me të drejtën e autorit për rreth 200 deri në 300 funte ( rreth 350 euro).

Ai përfshin imazhe të Paul McCartney, George Harrison, George Martin dhe Ringo Starr. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Magazina
Ronaldo pret në intervistë YouTuber-in e famshëm MrBeast, e pyet se a frikohet që futbollisti do t'ia kalojë me shikueshmëri

Ronaldo pret në intervistë YouTuber-in e famshëm MrBeast, e pyet se a frikohet që futbollisti do t'ia kalojë me shikueshmëri

Magazina
Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike

Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike "Provocativo"

Magazina
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Magazina
Arioni vendoset në siklet nga pyetja e publikut rreth familjes së Dianës

Arioni vendoset në siklet nga pyetja e publikut rreth familjes së Dianës

Magazina
Kalo në kategori