LAJMI I FUNDIT:

“Shkaku i cilësisë së dobët” – shembet një urë në Kinë, të paktën 11 të vdekur

“Shkaku i cilësisë së dobët” – shembet një urë në Kinë, të paktën 11 të vdekur

Të paktën 11 persona kanë mbetur të vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë zhdukur pas shembjes së një ure në veriperëndim të Kinës.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping ka urdhëruar kërkim/shpëtim gjithëpërfshirës pas katastrofës në provincën Shaanxi, e cila ndodhi rreth orës 20:40 me orën lokale pas stuhive të forta dhe përmbytjeve.

Operacionet e shpëtimit ishin duke u zhvilluar të shtunën në qarkun Zhashui të provincës, ku rreth 20 vetura dhe 30 persona konsiderohen ende të zhdukura, tha Agjencia e Lajmeve Xinhua.


Pesë automjetet që ranë nga ura janë gjetur, sipas medias shtetërore, shkruan skynews.

Agjencia publikoi një fotografi që tregonte se një pjesë e urës ishte këputur dhe kishte rënë në një kënd pothuajse 90 gradë në ujin e vrullshëm.

Autoriteti kombëtar i zjarrfikësve dhe shpëtimit të Kinës tha se kishte dërguar një ekip shpëtimi në vend, duke përfshirë më shumë se 850 punonjës të urgjencës, 90 automjete, 20 varka dhe 41 dronë.

Pekini filloi një projekt të madh ekonomik për ndërtimin e një rrjeti të gjerë autostradash, hekurudhore me shpejtësi të lartë dhe aeroporte gjatë dekadave të fundit.

Por një rënie dramatike në zgjerimin ekonomik, infrastruktura me cilësi të dobët dhe mbikëqyrja e sigurisë, si dhe dëshira për kursyer para, kanë shkaktuar disa aksidente industriale vdekjeprurëse.

Provincat perëndimore dhe jugperëndimore të Kinës kanë peizazhe malore dhe lumenj të fuqishëm, duke i bërë ato veçanërisht të prirura ndaj përmbytjeve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Amerika

"Heroi rus i luftës në Ukrainë" rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi

Evropa
Macron dhe presidenti argjentinas “shikim plot urrejtje” - liderët takohen në një kohë kur marrëdhëniet mes tyre janë në nivelin e ulët

Macron dhe presidenti argjentinas “shikim plot urrejtje” - liderët takohen në një kohë kur marrëdhëniet mes tyre janë në nivelin e ulët

Evropa
Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Botë
Biden po përgatit një plan reformash që nuk do t'i pëlqejnë Trumpit

Biden po përgatit një plan reformash që nuk do t'i pëlqejnë Trumpit

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
Kalo në kategori