LAJMI I FUNDIT:

FSHF arrin marrëveshje me trajnerin italian për të marrë drejtimin e Shqipërisë U-17

FSHF arrin marrëveshje me trajnerin italian për të marrë drejtimin e Shqipërisë U-17

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka arritur marrëveshje me trajnerin italian, Andrea Tedesco, për të marrë drejtimin e Kombëtares së Shqipërisë U-17.

Tedesco i cili ka një CV të pasur si trajner në Itali, por edhe në nivel ndërkombëtar do të firmosë një kontratë 1-vjeçare me FSHF-në, teksa do të drejtojë Kombëtaren U-17 në finalet e Kampionatit Evropian “Shqipëri 2025”.

Tekniku 39-vjeçar së fundmi ka qenë në krye të Napolit U-19, teksa më parë për dy sezone ka drejtuar edhe Kombëtaren U-19 të Maltës.


Gjithashtu Tedesco ka qenë edhe në rolin e zëvendës-trajnerit te skuadra rumune Universitatea Craiova 1948. Ndërsa në fillimet e karrierës ka drejtuar edhe skuadrën italiane Casertana.

Trajneri i ri i ekipit Kombëtar U-17, Andrea Tedesco, do të qëndrojë në Tiranë për sa kohë të jetë në krye të Shqipërisë U-17 për të qenë sa më pranë futbollit shqiptar e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Ai do të jetë i angazhuar maksimalisht gjatë gjithë kohës për të ndjekur e monitoruar talentët si edhe do të nisë menjëherë nga puna për t’u përgatitur sa më mirë për finalet e Kampionatit Evropian U-17, që do të zhvillohen në Shqipëri nën organizimin e FSHF-së në bashkëpunim me UEFA-n. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

La Liga
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Sport
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Premier League
Kalo në kategori