LAJMI I FUNDIT:

Veliaj: Aksi Tiranë-Kamzë do jetë aksi më i madh i investimeve në Ballkan

Veliaj: Aksi Tiranë-Kamzë do jetë aksi më i madh i investimeve në Ballkan

Tirana dhe Kamza do të lidhen shumë shpejt me disa ura të tjera, që shtojnë lidhjet ekonomike mes dy qyteteve.

Në takimin me strukturat e PS në Kamzë, Drejtuesi Politik për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, tha se ato  do t’u vijnë në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve në të dyja anët e lumit.

“Dikur Ura e Babrrusë ishtë një shteg i ngushtë, ku makinat prisnin në radhë për ta kaluar, sot ura e re me dy korsi është më mirë, por sërish nuk mjafton. Duhet të nisim punën urgjent për urat e tjera dhe jam i bindur se po të vijojmë këtë punë siç e kemi nisur, aksi Tiranë-Kamzë do jetë aksi më i madh ekonomik, financiar, i punëdhënies, i arsimit dhe i investimeve në Ballkan”, tha zoti veliaj.


Ai tha se, Tirana dhe Kamza sot nuk kanë asnjë dallim nga ana infrastrukturore, falë punës së bërë. Sipas zotit Veliaj Zona e Lirë Ekonomike, TEDA Tirana, do të gjenerojë vende pune edhe për Kamzën.

“Ne mund të bëjmë një histori suksesi të jashtëzakonshme jo vetëm me lidhjet fizike, me urat, por edhe me Zonën e Lirë Ekonomike. Me bizneset e reja digjitale, automotive, dhe të teknologjisë që do operojnë aty, do të kemi një histori suksese për djemtë e vajzat e mrekullueshme të Tiranës dhe Kamzës”, tha Veliaj./RTSH

Në trend Lajme

Më shumë
Ishte braktisur në udhëkryqin Arllat-Llapushnik në vitin 2000, 24-vjeçarja kërkon të gjejë prindërit e saj biologjikë

Ishte braktisur në udhëkryqin Arllat-Llapushnik në vitin 2000, 24-vjeçarja kërkon të gjejë prindërit e saj biologjikë

Sociale
A do t’ia dorëzojë Serbia trupin e Faton Hajrizit familjes, flasin juristë e ekspertë të sigurisë

A do t’ia dorëzojë Serbia trupin e Faton Hajrizit familjes, flasin juristë e ekspertë të sigurisë

Lajme
Kujt i takon përgjegjësia për vendosjen e Faton Hajrizit në burg të hapur?

Kujt i takon përgjegjësia për vendosjen e Faton Hajrizit në burg të hapur?

Drejtësi
“Nuk ka përplasje mes ushtrive”, Serbia ashpërson luftën hibride kundër Kosovës

“Nuk ka përplasje mes ushtrive”, Serbia ashpërson luftën hibride kundër Kosovës

Lajme
Paralajmërimet për sulme të mundshme nga Serbia: Sensibilizim i duhur apo “trembje” e investitorëve

Paralajmërimet për sulme të mundshme nga Serbia: Sensibilizim i duhur apo “trembje” e investitorëve

Lajme
Artan Hajrizi konfirmon vrasjen e vëllait të tij, Fatonit

Artan Hajrizi konfirmon vrasjen e vëllait të tij, Fatonit

Lajme
Kalo në kategori