LAJMI I FUNDIT:

ISHP: Qytetarët të kenë kujdes kur udhëtojnë në vendet tek të cilat sëmundjet transmetohen nga mushkonjat

ISHP: Qytetarët të kenë kujdes kur udhëtojnë në vendet tek të cilat sëmundjet transmetohen nga mushkonjat

Një tridhjetë e katër vjeçar banor i Koçanit është rasti i dytë i regjistruar me Ethet e Nilit Perëndimor në vend. Siç informon ISHP, ai u infektua me virusin gjatë një udhëtimi në Tunizi në fund të muajit të kaluar.

Ai i mori simptomat e para një javë pasi u kthye në vend. Pas shtatë ditësh trajtimi spitalor, ai u lirua në shtëpi dje në gjendje të mirë.

Instituti i Shëndetit Publik thotë se Departamenti i Epidemiologjisë së Sëmundjeve Infektive është duke monitoruar situatën dhe apelon për vigjilencë, veçanërisht tek qytetarët që udhëtojnë në vendet ku janë regjistruar sëmundje të transmetuara nga mushkonjat.


“Pasagjerët që udhëtojnë/qëndrojnë në vende ose rajone ku janë regjistruar sëmundje të transmetuara nga mushkonjat duhet të përdorin mjete repelente gjatë qëndrimit të tyre. Pas kthimit në shtëpi, këta persona duhet të jenë të vetëdijshëm për infeksionin e tyre të mundshëm gjatë qëndrimit në zona të tilla dhe të monitorojnë gjendjen e tyre shëndetësore. Nëse shfaqen simptoma të sëmundjes, ata duhet të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore dhe të informojnë mjekun për qëndrimin e fundit në zonat ku ekzistojnë sëmundje të transmetuara nga mushkonjat”, thonë nga Instituti i Shëndetit Publik.

Sipas informacioneve të ISHP-së, rreth 80% e infeksioneve te njerëzit kalojnë pa shfaqur simptoma. Pjesa e mbetur prej 20% e infeksioneve simptomatike zakonisht manifestohet si ethe që kalon vetvetiu dhe më pak se 1% e të infektuarve zhvillojnë simptoma më të rënda.

Rasti i parë i regjistruar i “Etheve të Nilit Perëndimor” ishte në prill te një banor i Vasilevës. Edhe në këtë rast pacienti kishte udhëtuar më parë jashtë vendit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ishte braktisur në udhëkryqin Arllat-Llapushnik në vitin 2000, 24-vjeçarja kërkon të gjejë prindërit e saj biologjikë

Ishte braktisur në udhëkryqin Arllat-Llapushnik në vitin 2000, 24-vjeçarja kërkon të gjejë prindërit e saj biologjikë

Sociale
A do t’ia dorëzojë Serbia trupin e Faton Hajrizit familjes, flasin juristë e ekspertë të sigurisë

A do t’ia dorëzojë Serbia trupin e Faton Hajrizit familjes, flasin juristë e ekspertë të sigurisë

Lajme
Kujt i takon përgjegjësia për vendosjen e Faton Hajrizit në burg të hapur?

Kujt i takon përgjegjësia për vendosjen e Faton Hajrizit në burg të hapur?

Drejtësi
“Nuk ka përplasje mes ushtrive”, Serbia ashpërson luftën hibride kundër Kosovës

“Nuk ka përplasje mes ushtrive”, Serbia ashpërson luftën hibride kundër Kosovës

Lajme
Paralajmërimet për sulme të mundshme nga Serbia: Sensibilizim i duhur apo “trembje” e investitorëve

Paralajmërimet për sulme të mundshme nga Serbia: Sensibilizim i duhur apo “trembje” e investitorëve

Lajme
Artan Hajrizi konfirmon vrasjen e vëllait të tij, Fatonit

Artan Hajrizi konfirmon vrasjen e vëllait të tij, Fatonit

Lajme
Kalo në kategori