LAJMI I FUNDIT:

Plagosi me armë 70-vjeçarin për shkak të një borxhi, arrestohet 31-vjeçari në Durrës

Plagosi me armë 70-vjeçarin për shkak të një borxhi, arrestohet 31-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar 31-vjeçar, i cili tentoi të vriste me armë zjarri një 70-vjeçar, në një lokal një ditë më parë. Sipas Policisë 31-vjeçari plagosi të moshuarin për shkak të një borxhi të pashlyer.

“Dje, rreth orës 19:30, në një lokal në lagjen nr.17, ku për shkak të një borxhi të pashlyer, mbeti i plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasi F. H., 70 vjeç, banues në Durrës, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, arrestuan në flagrancë autorin e dyshuar të këtij rasti, shtetasin: A. H., 31 vjeç, banues në Shijak, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municionit”, njofton Policia

Arma e zjarrit pistoletë e dyshuar e përdorur për plagosjen u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Shtetasi A. T., që u shoqërua dje, pas ngjarjes, në përfundim të veprimeve hetimore, u la i lirë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Hapjen e urës së Ibrit duam ta bëjmë sa më parë - nuk do t’i bëfasojmë partnerët evropianë e amerikanë

Kurti: Hapjen e urës së Ibrit duam ta bëjmë sa më parë - nuk do t’i bëfasojmë partnerët evropianë e amerikanë

Dugolli: Haradinaj të kërkojë falje, bashkë me Albinin nga burgjet serbe u liruan qindra të burgosur politikë

Dugolli: Haradinaj të kërkojë falje, bashkë me Albinin nga burgjet serbe u liruan qindra të burgosur politikë

Stuhia godet Vlorën, boshatisen plazhet

Stuhia godet Vlorën, boshatisen plazhet

Hoti kritikon Kurtin: Shkon në konventën e demokratëve në SHBA e takohet me diasporën, askush nga administrata se pret

Hoti kritikon Kurtin: Shkon në konventën e demokratëve në SHBA e takohet me diasporën, askush nga administrata se pret

Tentoi ta korruptonte policin kufitar me 5 euro, çka tha në gjykatë shoferi i autobusit?

Tentoi ta korruptonte policin kufitar me 5 euro, çka tha në gjykatë shoferi i autobusit?

Qytetarët mund të votojnë 10 kandidatë për deputet, s’ka heshtje zgjedhore 48 orëshe

Qytetarët mund të votojnë 10 kandidatë për deputet, s’ka heshtje zgjedhore 48 orëshe

Kalo në kategori