LAJMI I FUNDIT:

“Sulmuesi ishte i buzëqeshur”, polici i plagosur rrëfen si ndodhi ngjarja në Loznicë

“Sulmuesi ishte i buzëqeshur”, polici i plagosur rrëfen si ndodhi ngjarja në Loznicë

Vjekoslav Iliq, polici i plagosur mbrëmë nga të shtënat në afërsi të Loznicës, është në gjendje stabile dhe është i vetëdijshëm.

Ndihmës drejtori i policisë serbe, Dragan Vasileviq, tha se e ka vizituar policin e plagosur Vjekoslav Iliq dhe tregoi çfarë i tha ai.

Vasileviq ka treguar për mediat serbe se Iliq ka arritur të mbushë armën dhe të qëllojë në drejtim të sulmuesit, por nuk dihet nëse ai është plagosur.


“Policët kanë parë një ‘Mercedes’ me targa të Tutinit (qytet në Sanxhak). Mjeti ishte i dyshimtë për ta dhe e kanë ndjekur automjetin, kanë ndezur sinjalizimin me drita. Automjeti është ndaluar një kilometër e gjysmë më tutje. Policët kanë dalë nga vetura dhe kanë kërkuar dokumente personale, ka qenë kontroll rutinë”, tha Vasileviq.

Ai tregon se nuk ka pasur të shtëna menjëherë, ndërsa shoferi dhe pasagjeri i kanë dhënë policëve  dokumentet e tyre personale. Duke respektuar rregullat, efektivët e policisë kërkuan që një person të dilte – pasagjeri, ndërsa tjetri të kishte mbetur në automjet, transmeton Telegrafi.

Daçiq thotë se në Bijelinë të Bosnjës u arrestua vozitësi që transportoi të dyshuarin për vrasjen e policit në Serbi
Lexo po ashtu Daçiq thotë se në Bijelinë të Bosnjës u arrestua vozitësi që transportoi të dyshuarin për vrasjen e policit në Serbi

“Pasagjeri doli nga automjeti, ai sillej normalisht në kuptimin e gjestikulimeve ishte i buzëqeshur, polici Iliq ishte në anën e majtë, në zonën e shoferit për ta mbajtur nën kontroll. Menjëherë pas fillimit të kontrollit të personit janë dëgjuar të shtëna, ishte në pjesën e pasme të veturës”, tha Vasileviq.

Ai thekson se sulmuesi ka qëlluar disa herë në drejtim të policit Iliq dhe e ka qëlluar në shpatullën e djathtë.

“Siç thotë ai (Iliq) ishte shumë e vështirë, por ai arriti të ngre armën dhe qëlloi disa me të shtëna në drejtim të personit”, tha Vasiljeviq.

Nuk ka informacione nëse sulmuesi është plagosur. Vasliviq tregon se Iliq i ka thënë gjithashtu se sulmuesi nuk dinte ose nuk donte të fliste gjuhën serbe.

Flet vëllai i të arratisurit Faton Hajrizi: Jam në Gjermani, ai mi vodhi dokumentet
Lexo po ashtu Flet vëllai i të arratisurit Faton Hajrizi: Jam në Gjermani, ai mi vodhi dokumentet

Policia serbe në vend të ngjarjes ka gjetur pasaportën e të dyshuarit të lëshuar nga institucionet e Kosovës në emër të Artan Hajrizi (1991). Është publikuar edhe fotografia e tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur

Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur

Azia
Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit

Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit

Botë
Meksika refuzon fluturimin ushtarak amerikan për deportimin e emigrantëve

Meksika refuzon fluturimin ushtarak amerikan për deportimin e emigrantëve

Botë
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Serbia
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Botë
Kalo në kategori