LAJMI I FUNDIT:

Profesori i kriminalistikës: Shteti dështoi ta risocializojë Faton Hajrizin

Profesori i kriminalistikës: Shteti dështoi ta risocializojë Faton Hajrizin

Mensut Ademi, profesor i kriminalistikës, ka thënë se institucionet e Kosovës kanë dështuar ta risocializojnë Faton Hajrizin, i dyshuar për vrasjen e një polici në Serbi.

Ademi në RTV Dukagjini, tha se vetë shkenca tregon që nëse një i mitur nuk rehabilitohet, nga ai mund të dalë një kriminel profesional.

“Më dhimbeset ky djal, në bazë të indiceve mund të themi është ai apo jo, s’ka info zyrtare. Ka qenë i mitur, institucionet nuk kanë arritur ta socializojnë e rehabilitojnë. Shkenca thotë se nëse nuk rehabilitohet, nga një i mitur mund të dalë një kriminel profesional”, vijoi ai.


Tutje ai tha se Serbia mund ta shfrytëzojë këtë rast për qëllime të saja.

Vrasja e policit në Serbi, Vuçiq thotë se po informohet nga Kina
Lexo po ashtu Vrasja e policit në Serbi, Vuçiq thotë se po informohet nga Kina

Ndryshe, në Lloznicë – qytetin perëndimor në Serbi, në kufi me Bosnje e Hercegovinën – në orët e para të së enjtes u vra një polic serb, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë.

Policia serbe është në kërkim të sulmuesit.

Ministria e Brendshme e Serbisë ka thënë se në vendngjarje është gjetur një pasaportë e të dyshuarit, e lëshuar nga autoritetet e Kosovës, me emrin e Artan Hajrizit – i lindur më 1991 – dhe një dokument tjetër gjerman identifikimi.

Më herët gjatë ditës, Artan Hajrizi deklaroi se gjendet në Gjermani dhe se i vëllai, Fatoni, ia ka vjedhur pasaportën e tij.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin

Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor

Drejtësi
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Kronika e Zezë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Kalo në kategori