LAJMI I FUNDIT:
Gjakova 28° clearsky_day

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, shpall konkurs për pranimin e studentëve të rinj

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, shpall konkurs për pranimin e studentëve të rinj

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” përmes një njoftimi të postuar në web-faqen e tyre zyrate ka bërë të ditur që ka hapur konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin Bachelor në vitin e ri akademik 2024/2025.

Bazuar në njoftimin zyrtar të publikuar nga Universiteti “Fehmi Agani”, thuhet se numri i studentëve të rregullt që do të regjistrohen si student të rregulllt në këtë vit akademik do të jetë 120 studentë shkruan Telegrafi.

Në kushtet e përgjithshme të këtij konkursi bëhët e ditur se bazuar në UA nr. 09/2016 të MASHTI, Universiteti do të regjistrojë deri në 12%, përkatësisht deri në 14 studentë të rregullt nga komuniteti jo-shumicë.


Dorezimi i dokumentacionit fizik vetëm për kandidatët të cilët kanë aplikuar online do të bëhet në fakultetet përkatese prej datës 18.07.2024 deri me datë 25.07.2024, duke përfshirë edhe ditën e shtunë.

Dokumentet e nevojshme për aplikim janë këto :

  • Certifikatën ose ekstraktin e lindjes (origjinal, jo më të vjetër se 6 muaj
  • Dëfesat e të gjitha klasave të shkollës së mesme (origjinale, dublikate ose të noterizuara)
  • Diplomën e kryerjes së shkollës së mesme ose deftesën e maturës, nëse ka pasur provim të maturës (origjinale, dublikate ose të noterizuar)
  • Kopjen e letërnjoftimit
  • Fletëparaqitja e plotësuar e cila shkarkohet gjatë aplikimit online nga internet

Aplikimi në platformën online smu.uni-gjk.org do të jetë i hapur prej datës 18.07.2024 deri më datë 25.07.2024 në ora 16.00./Telegrafi/.

Në trend

Më shumë
Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Amerika
Vesa Luma kritikon estradën për performancat në Sunny Hill: Nuk e kuptoj se si kolegët këndojnë 'playback' në skena të mëdha të festivaleve

Vesa Luma kritikon estradën për performancat në Sunny Hill: Nuk e kuptoj se si kolegët këndojnë 'playback' në skena të mëdha të festivaleve

Magazina
Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Lajme

"Heroi rus i luftës në Ukrainë" rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi

Evropa
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

La Liga
Kalo në kategori