LAJMI I FUNDIT:

“Periudhë e vështirë për ne”, deklarohet Zelensky teksa mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar

“Periudhë e vështirë për ne”, deklarohet Zelensky teksa mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar për të marrë pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Pallatin Blenheim.

Me të mbërritur, Zelensky ka ofruar disa komente për transmetuesit jashtë Pallatit Blenheim.

“Që nga ditët e para të pushtimit në shkallë të plotë, Britania e Madhe ka qenë një hap përpara në vendosmërinë e saj për të mbështetur Ukrainën. Ky është lloji i vendosmërisë që ne kemi nevojë për të ndaluar terrorin rus”, deklaroi Zelensky, shkruan skynews.


“Për ne është shumë e rëndësishme të jemi këtu, për Ukrainën, veçanërisht në këto periudha”, shtoi lideri ukrainas.

Zelensky vazhdoi: “Është një periudhë e vështirë për ne, është shumë e rëndësishme të ruhet uniteti në Evropë, sepse gjithmonë ky unitet çon në vendime të forta”.

Ndryshe, presidenti ukrainas tha se do të fokusohet në mbrojtjen ajrore dhe energjinë.

Për kryeministrin e ri britanik, Keir Starmer, ai tha: “Unë mbështetem në mbështetjen e tij, sepse me të vërtetë Mbretëria e Bashkuar demonstroi lidership që në fillimet e sulmeve ruse”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Në Bijelinë të BeH arrestohet personi i dyshuar për vrasjen e policit në Serbi

Në Bijelinë të BeH arrestohet personi i dyshuar për vrasjen e policit në Serbi

Bosnja
Autoritetet e Beogradit pretendojnë se personi që vrau policin serb është i arratisuri nga burgu i Kosovës

Autoritetet e Beogradit pretendojnë se personi që vrau policin serb është i arratisuri nga burgu i Kosovës

Serbia
Publikohen pamjet e reja, shfaqin atentatorin e Trumpit afër turmës një orë para se të fillonte sulmin

Publikohen pamjet e reja, shfaqin atentatorin e Trumpit afër turmës një orë para se të fillonte sulmin

Amerika
Vritet një polic në Serbi dhe një tjetër plagoset, Daçiq thotë se i dyshuari është nga Kosova

Vritet një polic në Serbi dhe një tjetër plagoset, Daçiq thotë se i dyshuari është nga Kosova

Serbia
Pamje e rrallë e një “fisi të pakontaktuar” që dalin nga pylli tropikal i Amazonës – pasi po përballen me një “katastrofë humanitare”

Pamje e rrallë e një “fisi të pakontaktuar” që dalin nga pylli tropikal i Amazonës – pasi po përballen me një “katastrofë humanitare”

Botë
Ursula von der Leyen fiton mandatin e dytë si presidente e Komisionit Evropian

Ursula von der Leyen fiton mandatin e dytë si presidente e Komisionit Evropian

Evropa
Kalo në kategori