Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, ka deklaruar se për momentin shtetasi kosovar Blerim Ramadani është në ndalim në Maqedoninë e Veriut me flet-arrest nga ana e Serbisë për krime të pretenduara të kryera gjatë luftës në vitin 1999.
Ai gjithashtu ka siguruar se ka një rast të fortë që Ramadani nuk do të dorëzohet Serbisë.
“Jemi duke u marrë me rastin, e kemi rastin shumë të fortë që kjo nuk do të ndodhë. Jemi në komunikim me qeverinë e re këtu por edhe me organet e drejtësisë,” u shpreh Qehaja për RTV Dukagjini.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës tha se në Maqedoninë e Veriut është arrestuar një shtetas kosovar, bazuar në një fletarrestim të lëshuar nga Serbia.
“Fjala është për zotin Blerim Ramadani, ish-anëtar i Zonës Operative të Nerodimes të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha MPJD-ja.
Arrestimi u krye në pikëkalimin kufitar Jazincë-Glloboqicë, që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut.
MPJD tha se ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut është duke u angazhuar në këtë rast dhe autoritetet po punojnë për të siguruar lirimin e shpejt të Blerim Ramadanit.
Së fundi, autoritetet në Serbi kanë arrestuar edhe katër shtetas të Kosovës, të cilët Beogradi i ka akuzuar për krime lufte.
Autoritetet kosovare e kanë cilësuar si arbitrare dhe të padrejta arrestimin në Serbi të qytetarëve kosovarë për këto akuza dhe kanë kërkuar ndihmën e faktorit ndërkombëtar për lirimin e tyre.
Në fillim të korrikut, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një letre dërguar homologes serbe, kërkoi transferimin e shtetasve të Kosovës, që po mbahen në Serbi.
Megjithatë, Haxhiu deklaroi se vështirë se Serbia do t’i përgjigjet kërkesës së autoriteteve kosovare për ekstradimin e shtetasve të Kosovës, për shkak të mosbashkëpunimit të vazhdueshëm juridik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjashtë punëtorë nga Nepali e lënë punën pa paralajmërim, pronarët nga Maqedonia ankohen në polici
Një i vdekur nga një aksident mes tri veturave në autostradën ‘Arbër Xhaferi’
Prokuroria kërkon dënimin e të akuzuarit për krime lufte, Ekrem Bajroviq
Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Qehaja: S’ka rrezik për dorëzimin e Blerim Ramadanit në Serbi
Një i vdekur nga një aksident mes tri veturave në autostradën 'Arbër Xhaferi'
Avokati Ngjela zbardh takimin me Edi Ramën dhe porosinë e SHBA-së për Çamërinë
Ish-ushtari i UÇK-së ndalohet në Maqedoninë e Veriut me fletarrest të lëshuar nga Serbia
Haziri për Kurtin: E kundërshtoi një Asociacion, po e pranon një autonomi politike në veri
Në Kosovë po finalizohet aktakuza ndaj Radoiçiqit, Serbia i kërkon dokumente EULEX-it
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Qehaja: S’ka rrezik për dorëzimin e Blerim Ramadanit në Serbi
Pamje e rrallë e një “fisi të pakontaktuar” që dalin nga pylli tropikal i Amazonës – pasi po përballen me një “katastrofë humanitare”
"Pjesa e munguar e enigmës" - legjenda e Chelseat kërkon transferimin e Granit Xhakës
E dashura e Yamalit konvertohet në fenë islame pas lidhjes me yllin e Spanjës? Detaji që nxiti spekulimet
Momenti i Princeshës së Spanjës me Gavin bëhet viral në internet, Leonor thuhet se ka një pëlqim për yllin e Barcelonës
Rabiot ka refuzuar ofertën përfundimtare të Juventusit, në bisedime me disa klube të njohura