LAJMI I FUNDIT:

Sot gjatë natës dhe dy ditët e ardhshme në Kosovë, shi dhe shkarkim rrufesh

Sot gjatë natës dhe dy ditët e ardhshme në Kosovë, shi dhe shkarkim rrufesh

Gjatë dy ditëve të ardhshme (e enjte dhe e premte), mbi vendin tonë pritet të ketë reshje shiu, shkarkim rrufesh dhe rrezik për breshër.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK), të enjte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Vranësirat gjatë ditës do të intensifikohen duke krijuar kushte për riga shiu dhe shkarkime rrufesh, ndërsa në zonat e kufizuara ekziston rrezik për breshër. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.


Edhe gjatë ditës së premte, sipas IHK, do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen , duke krijuar mundësi për riga shiu me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.

Sipas IHK edhe sot ( 17.07.2024) gjatë natës parashihet në shumë pjesë, kryesisht në viset e larta të ketë riga shiu dhe shkarkime rrufesh. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Ish-ushtari i UÇK-së ndalohet në Maqedoninë e Veriut me fletarrest të lëshuar nga Serbia

​Ish-ushtari i UÇK-së ndalohet në Maqedoninë e Veriut me fletarrest të lëshuar nga Serbia

Lajme
Përleshje fizike mes disa personave në një pishinë në Istog - dy persona bëhen për spital

Përleshje fizike mes disa personave në një pishinë në Istog - dy persona bëhen për spital

Kronika e Zezë
Në Kosovë po finalizohet aktakuza ndaj Radoiçiqit, Serbia i kërkon dokumente EULEX-it

Në Kosovë po finalizohet aktakuza ndaj Radoiçiqit, Serbia i kërkon dokumente EULEX-it

Drejtësi
Sot gjatë natës dhe dy ditët e ardhshme në Kosovë, shi dhe shkarkim rrufesh

Sot gjatë natës dhe dy ditët e ardhshme në Kosovë, shi dhe shkarkim rrufesh

Lajme
Drejtori i Burgjeve i bën thirrje Faton Hajrizit të dorëzohet: Do ta ketë më të lehtë ballafaqimin me procedurat

Drejtori i Burgjeve i bën thirrje Faton Hajrizit të dorëzohet: Do ta ketë më të lehtë ballafaqimin me procedurat

Lajme
NATO shpreh shqetësim: Ka mundësi për përkeqësim të situatës së sigurisë në Kosovë

NATO shpreh shqetësim: Ka mundësi për përkeqësim të situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori