LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Epopeja e Rahovecit do të mbetet shembull i sakrificës ndër breza

Haradinaj: Epopeja e Rahovecit do të mbetet shembull i sakrificës ndër breza

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar të rënët e korrikut të vitit 1998 në Rahovec.

Haradinaj ka thënë se Epopeja e Rahovecit i dha mesazh të qartë armikut.

“Epopeja e Rahovecit, e vitit 1998, i dha mesazh të qartë armikut për vendosmërinë e shqiptarëve që të jetojnë të lirë në trojet e tyre”, ka thënë Haradinaj.


Haradinaj ka kujtuar bashkëluftëtarët që u përjetësuan ato ditë.

“Heroizmi i bashkëluftëtarëve në ato ditë korriku mbetet i paharruar, ashtu siç mbetën të përjetësuar emrat e tyre: Hamdi Berisha, Habib Berisha, Agim Qelaj, Gani Paçarizi, Avdullah Bugari, Agim Kelmendi, Bujar Buzhala, Afrim Krasniqi, Sadik Shala, Ramadan Morina, Faik Rama, Gëzim Hamza, Mizair Isma, Remzi Ukshini, Liman Gegaj, Arian Brahimi, Bekim Isma, Bajram Veliu, Samir Nurkasa, Eshrefedin Kastrati, Gëzim Mullabazi, Xhafer Nurkasa dhe Xhevat Kasapi. Epopeja e lavdishme e Rahovecit, nga përmasat dhe forca e qëndresës, do të mbetet shembull i sakrificës ndër breza”, është shprehur Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Menaxherët e kontratës 12 milionëshe të Arkitektit të Kryeqytetit japin dorëheqje - flasin nga Komuna e Prishtinës

Menaxherët e kontratës 12 milionëshe të Arkitektit të Kryeqytetit japin dorëheqje - flasin nga Komuna e Prishtinës

Jehona Hulaj
Videot e plazheve bosh, Rama ngre alarmin: Ka një sulm të organizuar për të dëmtuar turizmin shqiptar

Videot e plazheve bosh, Rama ngre alarmin: Ka një sulm të organizuar për të dëmtuar turizmin shqiptar

Lajme
Sot gjatë natës dhe dy ditët e ardhshme në Kosovë, shi dhe shkarkim rrufesh

Sot gjatë natës dhe dy ditët e ardhshme në Kosovë, shi dhe shkarkim rrufesh

Lajme
“Na u ka rëndu jeta, e po varfërohemi”, banorët e Shipitullës të lodhur e të lënë pas dore

“Na u ka rëndu jeta, e po varfërohemi”, banorët e Shipitullës të lodhur e të lënë pas dore

Elfije Boletini
Ofendime dhe përplasje të ashpra, krejt çka ndodhi në Komisionin Hetimor në Kuvend

Ofendime dhe përplasje të ashpra, krejt çka ndodhi në Komisionin Hetimor në Kuvend

Lajme
Ulja e numrit të turistëve nga Kosova, Kreu i turizmit: Në Shqipëri janë rritur çmimet, pushuesit kanë zgjedhur Greqinë dhe Bullgarinë

Ulja e numrit të turistëve nga Kosova, Kreu i turizmit: Në Shqipëri janë rritur çmimet, pushuesit kanë zgjedhur Greqinë dhe Bullgarinë

Lajme
Kalo në kategori