LAJMI I FUNDIT:

Angellov: Është jashtëzakonisht e vështirë të vihet nën kontroll zjarri në Sertë, aeroplanët nuk fluturojnë për shkak të tymit të madh

Angellov: Është jashtëzakonisht e vështirë të vihet nën kontroll zjarri në Sertë, aeroplanët nuk fluturojnë për shkak të tymit të madh

Vendosja e kontrollit mbi zjarrin në malin Sertë është jashtëzakonisht e vështirë, po digjet pikërisht pranë rrugës, forcat janë raskapitur në disa vende, efekti i fluturakeve ka qenë i mirë. Por ka shumë pika të nxehta, deklaroi sonte drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov.

“Këtu, pas meje, mund të shihni se e gjithë lugina është e mbuluar plotësisht nga tymi, gjë që e bën të vështirë lëvizjen dhe fluturimin e helicopterëve. Terren jashtëzakonisht i vështirë për të shuar këtë zjarr masiv që mbulon një territor të madh të malit Sertë. Ka forca të dislokuara në terren. Në këtë moment nuk ka fluturake, sepse nuk është e sigurt, tymi që është pas meje nuk i lejon fluturaket të zbresin në lartësinë e nevojshme për të shuar zjarrin”, sqaroi Angellov.

Nga ana tjetër, theksoi ai, kishin problem në Krivollak.


Vendosja e kontrollit mbi zjarrin në malin Sertë është jashtëzakonisht e vështirë, po digjet pikërisht pranë rrugës, forcat janë raskapitur në disa vende, efekti i fluturakeve ka qenë i mirë. Por ka shumë pika të nxehta, deklaroi sonte drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angelov.

“Këtu, pas meje, mund të shihni se e gjithë lugina është e mbuluar plotësisht nga tymi, gjë që e bën të vështirë lëvizjen dhe fluturimin e helicopterëve. Terren jashtëzakonisht i vështirë për të shuar këtë zjarr masiv që mbulon një territor të madh të malit Sertë. Ka forca të dislokuara në terren. Në këtë moment nuk ka fluturake, sepse nuk është e sigurt, tymi që është pas meje nuk i lejon fluturaket të zbresin në lartësinë e nevojshme për të shuar zjarrin”, sqaroi Angelov.

Nga ana tjetër, theksoi ai, kishin problem në Krivollak.

“Aty po dëgjohen shpërthime, të shtëna nga granata të pa shkrepura, plumba dhe mjete të tjera shpërthyese të pashpërthyera nga të shtënat që ushtria ka bërë në periudhën e kaluar. Kështu që, vetë vendi në malin Sertë drejt poligonit Krivollak nuk është i sigurt për aksione ajrore, por nuk është i sigurt as për veprime tokësore. Ndërsa siguria e njerëzve që shuajnë zjarrin është e para. Ne do të mundohemi të vendosim vatrat e zjarrit, aty ku e lejon terreni. Të lërohet me traktorë, eskavatorë, që zjarri të mos kalojë mbi ta”, nënvizoi Angellov.

Por edhe kjo ishte shumë e vështirë, sepse bëhet fjalë për terren jashtëzakonisht të pjerrët. Terreni i prerë me lugina, shkëmbinj.

“Pra në këtë moment asnjë aeroplan nuk po operon, sepse nuk janë plotësuar kushtet për veprim. Për shkak të tymit të madh edhe rruga malore përmes Sertës është e mbyllur. Temperatura është shumë e lartë, është vërtet shumë vapë dhe ka shumë tym, gjë që e vështirëson frymëmarrjen, e bën të vështirë për të gjithë ata që e shuajnë zjarrin”, njoftoi drejtori i QMKsë.

Ai informoi se zjarrin në terren po e shuajnë pjesëtarë të ushtrisë, policisë, zjarrfikësve, gjuetarëve, popullatës lokale, pjesëtarëve të “Pyjeve Kombëtare”.

Zjarri në rajonin e Negotinës shpërtheu të mërkurën rreth orës 10:30.

Në trend Lajme

Më shumë
“I mbrojtur nga Vuçiqi”, media serbe: Si u bë Milan Radoiçiqi nga një “i pastrehë” në milioner

“I mbrojtur nga Vuçiqi”, media serbe: Si u bë Milan Radoiçiqi nga një “i pastrehë” në milioner

Lajme
I arratisuri Faton Hajrizi: Nëse vjen puna me shku në burg do të konfrontohemi keq - dikush ka me pësu rëndë

I arratisuri Faton Hajrizi: Nëse vjen puna me shku në burg do të konfrontohemi keq - dikush ka me pësu rëndë

Lajme
Kastrati kërkon reagim qytetar pas dënimit të Pjetër Shalës: Nga shtatori sheshet t’i bëjmë zi nga protestat

Kastrati kërkon reagim qytetar pas dënimit të Pjetër Shalës: Nga shtatori sheshet t’i bëjmë zi nga protestat

Lajme
Incidentet me armë zyrtare, Sylejmani: Mosha e policëve që pranohen në Policinë e Kosovës të ngritet në 20 vjeç

Incidentet me armë zyrtare, Sylejmani: Mosha e policëve që pranohen në Policinë e Kosovës të ngritet në 20 vjeç

Siguri
Nga e mërkura pasdite pritet rënie e temperaturave, rrebeshe shiu e erëra të fuqishme

Nga e mërkura pasdite pritet rënie e temperaturave, rrebeshe shiu e erëra të fuqishme

Lajme
Nëna e Faton Harjizit: Presidentja Osmani e di historinë e djalit, ka qenë përkthyese në gjykimin ndaj tij në 2001-ën

Nëna e Faton Harjizit: Presidentja Osmani e di historinë e djalit, ka qenë përkthyese në gjykimin ndaj tij në 2001-ën

Lajme
Kalo në kategori