LAJMI I FUNDIT:

Një stuhi e fortë goditi SHBA-në, sirenat bien në qytet – “Chicago si Gotham City”

Një stuhi e fortë goditi SHBA-në, sirenat bien në qytet – “Chicago si Gotham City”

Stuhitë që shkaktuan tornadot goditën Iowa, Illinois dhe Indiana, duke lënë më shumë se 460 mijë shtëpi dhe biznese pa energji elektrike.

Shërbimi Kombëtar i Motit konfirmoi se tornado u ndal në Des Moines dhe stuhia u zhvendos më pas në lindje në veri të Illinois, duke përfshirë Chicago, ku kishte paralajmërime të shumta për tornado, erë dhe shi.

Një paralajmërim për përmbytje u lëshua gjatë mëngjesit në Chicago.


Përdoruesit e platformës X publikuan pamje që shfaqin sirenat si një tingull paralajmërues tornado. Disa banorë thanë se ishte “paralajmërimi më i tmerrshëm” që kishin dëgjuar ndonjëherë.

“Chicago tani duket si Gotham City”, shkroi një banor.

Stuhia u zhvendos në zona të tjera mbrëmë dhe u dhanë paralajmërime shtesë për tornado.

Në muajt e fundit në SHBA janë dëmtuar më shumë se 5000 banesa nga stuhitë dhe konsiderohet se rreth 2000 prej tyre nuk mund të riparohen për shkak të dëmeve të mëdha. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Protesta në Milwaukee: Ndalojeni Trumpin dhe republikanët racist

Protesta në Milwaukee: Ndalojeni Trumpin dhe republikanët racist

Amerika
Ndryshimi i klimës po i bën ditët më të gjata - kjo nuk ka ndodhur në mijëvjeçarë

Ndryshimi i klimës po i bën ditët më të gjata - kjo nuk ka ndodhur në mijëvjeçarë

Botë
Gjenerali i pensionuar amerikan: Një e treta e ushtrisë së SHBA mund të robotizohet deri në vitin 2039

Gjenerali i pensionuar amerikan: Një e treta e ushtrisë së SHBA mund të robotizohet deri në vitin 2039

Amerika
Qëndroi e ulur dhe ruajti gjakftohtësinë sikur të mos kishte ndodhur sulmi ndaj Trumpit – pamjet e gruas me sjellje të çuditshme bëhen virale

Qëndroi e ulur dhe ruajti gjakftohtësinë sikur të mos kishte ndodhur sulmi ndaj Trumpit – pamjet e gruas me sjellje të çuditshme bëhen virale

Amerika
Trump i “blinduar” në Konventën Kombëtare Republikane, e ruajnë dhjetëra truproja

Trump i “blinduar” në Konventën Kombëtare Republikane, e ruajnë dhjetëra truproja

Amerika
Miliarderi Elon Musk mund të shkatërrojë Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, çfarë do të ndodh më pas?

Miliarderi Elon Musk mund të shkatërrojë Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, çfarë do të ndodh më pas?

Botë
Kalo në kategori