LAJMI I FUNDIT:

Kosova po importon 1 milion euro rrymë në ditë, KESCO: Shpenzimi është shtuar për shkak të përdorimit masiv të kondicionorëve

Kosova po importon 1 milion euro rrymë në ditë, KESCO: Shpenzimi është shtuar për shkak të përdorimit masiv të kondicionorëve

Kompania për Furnizim me Energji Elektrike e Kosovës (KESCO) njoftoi se për t’i mbuluar kërkesat e qytetarëve, është duke importuar rreth 1 milion euro rrymë në ditë.

Në një komunikatë për media thuhet se kërkesa në kohë piku kalon mbi 800 megavate rrymë, që është “dukshëm mbi mesataren e kësaj periudhe”.

Në këtë situatë thuhet se kanë ndikuar temperaturat e larta, përkatësisht shfrytëzimi i madh i kondicionerëve, si dhe renovimi i një njësie të Termocentralit Kosova B, që, rrjedhimisht, ka zvogëluar prodhimin.


Në komunikatë nuk sqarohet se që sa kohë importohet nga 1 milion euro rrymë në ditë, por në Kosovë, prej javësh, mbizotërojnë temperatura të larta që u afrohen 40 gradëve të Celsiusit.

Për krahasim, në prill të vitit të kaluar, KESCO ka njoftuar se në 11 ditët e para të muajit, ka importuar rreth 5.4 milionë euro energji elektrike. Atëkohë, në këtë sasi të importit ka ndikuar rënia e temperaturave.

“Në rëndimin e situatës po ndikon edhe fakti që njësia B1 e KEK-ut është në remont të planifikuar vjetor, duke bërë që prodhimi vendor të reduktohet me së paku 250 MW. Pra, aktualisht Kosova nuk po prodhon më tepër se 500 MW. Ndërsa, diferenca ndërmjet prodhimit dhe kërkesës po mbulohet nga importi. E edhe çmimet e importit janë rritur shumë ditëve të fundit. Në berzat e rajonit tonë çmimet po sillen mbi 200 euro për megavat. Kjo po e vështirëson shumë situatën pasi duhet blerë energji nga jashtë me kosto të shtuar”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi

Kompania Kosova për Furnizim ka shtuar se në të nxehtin ekstrem është rritur kërkesa për furnizim me energji elektrike “për shkak të përdorimit masiv të kondicionorëve anekënd Kosovës”.

“Deri tek kjo ka ardhur pasi gjatë këtyre ditëve situata elektroenergjetike është vështirësuar tej mase nga disa faktorë. Fillimisht është rritur kërkesa tej mase si pasojë e temperaturave ektreme të ngrohta që po mbizotërojnë në vendin tonë, duke bërë që kërkesa në kohë piku të kalojë mbi 800 megavatë, dukshëm mbi mesataren e kësaj periudhe. Kjo për shkak të përdorimit masiv të kondicionerëve anekënd Kosovës. KESCO mbetet e përkushtuar që ti furnizojë konsumatorët pa ndërprerje me energji elektrike. Por, kërkon nga të gjithë që të kursejnë maksimalisht energjinë elektrike, si një produkt që është jetik për të gjithë sidomos në kohën e kushteve ekstreme atmosferike”, thuhet tutje në njoftimin e KESCO-s.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hyn në fuqi vendimi i Ministrisë së Infrastrukturës, deri më 31 korrik ndalohet qarkullimi i automjeteve mbi 7.5 ton

Hyn në fuqi vendimi i Ministrisë së Infrastrukturës, deri më 31 korrik ndalohet qarkullimi i automjeteve mbi 7.5 ton

Ekonomi
Mbyllja e pompave të derivateve në veri, Sveçla: Po perëndon epoka e pasurimeve në kurriz të shtetit

Mbyllja e pompave të derivateve në veri, Sveçla: Po perëndon epoka e pasurimeve në kurriz të shtetit

Ekonomi
Ministria e Financave iu bllokon komunave mjetet nga të hyrat vetjake, reagon AKK-ja

Ministria e Financave iu bllokon komunave mjetet nga të hyrat vetjake, reagon AKK-ja

Ekonomi
Bien ​çmimet e naftës, shkak rritja e dollarit amerikan

Bien ​çmimet e naftës, shkak rritja e dollarit amerikan

Botë
Kush ta ndreq tripin ma shumë se një akullore verës?

Kush ta ndreq tripin ma shumë se një akullore verës?

Oaza Company
Kosova po importon 1 milion euro rrymë në ditë, KESCO: Shpenzimi është shtuar për shkak të përdorimit masiv të kondicionorëve

Kosova po importon 1 milion euro rrymë në ditë, KESCO: Shpenzimi është shtuar për shkak të përdorimit masiv të kondicionorëve

Ekonomi
Kalo në kategori