LAJMI I FUNDIT:

Arrestimi i Mulakut, deputeti Avdyli: Hap drejt kalimit nga mjekësia mesjetare në mjekësi moderne

Arrestimi i Mulakut, deputeti Avdyli: Hap drejt kalimit nga mjekësia mesjetare në mjekësi moderne

Gjatë ditës Policia e ka arrestuar Nazmi Mulakun nga Vushtrria, i cili në rrjetet e tij sociale pretendonte se është një mjek popullor dhe se shëron disa sëmundje.

Për këtë ka reaguar deputeti i Listës GUXO, Haxhi Avdyli, përmes një postimi në Facebook, duke e quajtur matrapaz dhe mashtrues të arrestuarin.

“Falënderoj organet e rendit dhe drejtësisë për përgjigjen e shpejtë ndaj thirrjes sonë publike për vendosjen e shtetit ligjor në sferën e shëndetit publik. Arrestimi i sotshëm i matrapazit apo të vetëquajturit ‘mjek’ popullor është vetëm veprimi i parë që duhet vazhduar edhe me tutje gjithandej Kosovës”, ka shkruar Avdyli, transmeton Telegrafi.


Arrestohet Nazmi Mulaku nga Vushtrria, në videot e tij në "TikTok" pretendonte se është mjek popullor
Lexo po ashtu Arrestohet Nazmi Mulaku nga Vushtrria, në videot e tij në "TikTok" pretendonte se është mjek popullor

Sipas tij, me këto arrestime po bëhen hapa drejt kalimit nga mjekësia mashtruese mesjetare te mjekësia moderne.

“Me këto arrestime e ndalesa ne po bëjmë hapin e madh të kalimit nga mjekësia mashtruese e mesjetës, në mjekësi moderne të shekullit 21. Shëndetësia publike është çështje shumë serioze për ta lënë në duar të mashtruesve injorantë që jo vetëm që po dëmtojnë xhepin, por edhe shëndetin e qytetarëve tanë”, ka shtuar Avdyli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori