LAJMI I FUNDIT:

Fytyrat e shumta të Giorgia Melonit – Politico përmbledh disa prej reagimeve të saja më të çuditshme

Fytyrat e shumta të Giorgia Melonit – Politico përmbledh disa prej reagimeve të saja më të çuditshme

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, përveçse është në sy të publikut për shkak të një sërë vendimesh politike që merr, të cilat kanë të bëjnë me Bashkimin Evropian dhe Italinë, është shpesh temë në rrjetet sociale dhe për shkak të shprehjeve të fytyrës të regjistruara nga kamerat në takime të shumta.

Kështu, revista Politico i kushtoi një tekst të veçantë këtij segmenti të Giorgia Melonit dhe shkruante se disa liderë janë folës të shkëlqyer, por se të tjerët mund t’i përcjellin ndjenjat e tyre më të thella vetëm me një vështrim.

Këtë e tregoi kryeministrja italiane, Giorgia Meloni në samitin e fundit të NATO-s në Uashington, kur kamerat regjistruan shprehje specifike të fytyrës gjatë takimit me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, por edhe në momentet kur ajo priste të arrinte në sallë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe presidenti i SHBA-së, Joe Biden.


Duke qenë se kjo nuk është hera e parë që kryeministrja italiane tregon, mund të thuhet, shprehje jashtëzakonisht specifike të fytyrës, revista Politico përzgjodhi disa nga fotot e saj dhe shtoi përshkrime që mund t’i përshkruanin më së miri ato.

“Kur thanë se takimi do të ishte në 10 të mëngjesit dhe tani është ora 10:30 dhe ata ende nuk janë paraqitur”.

Një tjetër foto, në të cilën Meloni po flet me tashmë ish-kryeministrin britanik, Rishi Sunak.

“Kur përpiqesh të dukesh i interesuar, por gjithçka që po mendon është dreka”.

E treta i referohet shprehjeve të fytyrës së saj gjatë fjalimit që mbajti në mbledhjen e partisë.

“Kur prekni disa ushqime në lavaman ndërsa lani enët”.

Fotoja e katërt përfshin sërish ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe.

“Kur kolegu juaj ju thotë një shaka dhe ju duhet të bëni sikur është qesharake”.

Një nga fotot përfshin skenën tashmë shumë të njohur të takimit me presidentin francez, Emmanuel Macron.

“Kur shihni dikë që keni dëgjuar duke folur për ju pas shpine”.

Fotot tjetër ka një takim të ftohtë me të parin e shtetit francez

“Kur hasni ish-in tuaj në klub nate”.

Në fokus të revistës ka qenë edhe fotografia nga samiti i G7.

“Kur je në pub për një kohë të gjatë dhe miqtë e tu të pyesin nëse je mirë”.

Ndryshe, Giorgia Meloni ka marrë pjesë në samitin e NATO-s në Uashington dhe me atë rast në margjinat e samitit është takuar edhe me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Përveç Erdoganit, Meloni ka zhvilluar edhe një sërë takimesh të tjera me përfaqësues të vendeve anëtare të aleancës. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Në Adriatik është filmuar diçka ‘që rrëshqiste’ përgjatë sipërfaqes së detit – bie në sy një koment ‘për çmimet e larta’ në Kroaci

Në Adriatik është filmuar diçka ‘që rrëshqiste’ përgjatë sipërfaqes së detit – bie në sy një koment ‘për çmimet e larta’ në Kroaci

Interesante
Mërgimtari nga Zvicra me pagë mujore pesë mijë franga, tregon se sa i mbesin në fund të muajit

Mërgimtari nga Zvicra me pagë mujore pesë mijë franga, tregon se sa i mbesin në fund të muajit

Virale
Ariu futet në veturë për të vjedhur qesen me patate të skuqura

Ariu futet në veturë për të vjedhur qesen me patate të skuqura

Fun
Pema e Krishtlindjes shfaqet në qendër të qytetit në juglindje të Londrës, më shumë se 100 ditë më herët

Pema e Krishtlindjes shfaqet në qendër të qytetit në juglindje të Londrës, më shumë se 100 ditë më herët

Interesante
Imazhet që po i habitin të gjithë: Nuk janë ashtu siç duken, nëse i shikoni me vëmendje do ta kuptoni realitetin (Foto)

Imazhet që po i habitin të gjithë: Nuk janë ashtu siç duken, nëse i shikoni me vëmendje do ta kuptoni realitetin (Foto)

Vogëlushi bën grimasa qesharake sa herë ndjen aromën e luleve

Vogëlushi bën grimasa qesharake sa herë ndjen aromën e luleve

Fun
Kalo në kategori