Autoritetet amerikane të sigurisë kanë ndare detaje për pasojat e të shtënave, që ndodhën të shtunën mbrëma në një tubim elektor të Donald Trumpit në Butler të Pennsylvania.
FBI-ja ka arritur të identifikojë sulmuesin që u neutralizua nga Shërbimi Sekret. Bëhet fjalë për Thomas Matthew Crooks, 20-vjeç, që jetonte në Bethel Pak, Pennsylvania rreth 35 milje në jug të vendit ku ka ndodhur sulmi, transmeton Telegrafi.
Ai ishte vrarë në vendin e ngjarjes, kurse sipas të dhënave publike ishte regjistruar si votues republikan, por që kishte dhënë një donacion për një grup të vogël të lidhur me demokratët në vitin 2021, transmeton Telegrafi.
Gjatë një konference për media, autoritetet e sigurisë thanë se nuk ekziston ndonjë rrezik shtesë dhe se janë duke hetuar rastin dhe se është herë të thuhet nëse sulmuesi ka vepruar i vetëm.
Gjatë këtij sulmi mbi i vdekur një mbështetës i Trumpit, që ishte pjesë e këtij tubimi si dhe dy tjerë janë plagosur dhe gjendja e tyre shëndetësore është kritike. Bëhet fjalë për tre burra, identiteti i të cilëve dihet, por që autoritetet kanë hezituar t’i zbulojnë.
Në anën tjetër edhe vetë ish-presidenti amerikan Donald Trump mbeti i lënduar nga një plumb që e goditi në veshin e djathtë. Zëdhënësi i tij tha se Trump “është mirë”, dhe se Shërbimi Sekret ka arritur ta shpëtojë.
Në një postim në rrjetin e tij social Truth, Trump tha se është qëlluar nga një plumb në pjesën e sipërme të veshit të djathtë.
Shumë agjenci federale të sigurisë në SHBA po tentojnë të kuptojnë se çfarë në të vërtetë kishte ndodhur, si kishte arritur sulmuesit të ketë qasje në lokacion, çfarë arme u përdor dhe çështje tjera që mbeten të panjohura për opinionin.
FBI i ka bërë thirrje qytetarëve që të japin çfarëdo informate, fotografi apo video lidhur me të shtënat që do të ndihmonin në ndriçimin e rastit.
Në momentin e të shtënave presidenti Joe Biden gjendej në Delaware, ku kishte planifikuar të qëndrojë për fundjavë, por që u detyruar të kthehet herët të dielën në Shtëpinë e Bardhë.
Ai ka dënuar sulmin ndaj Trumpit dhe ka bërë thirrje që dhunë e tillë nuk ka vend në SHBA – duke bërë të ditur se ka tentuar të vë kontakt me Trumpin, por që ishte e pamundur për shkak se gjendej në spital për trajtim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump ngrin ndihmat për shtetet e huaja - si preket Kosova nga ky vendim?
Bëhet publike përmbajtja e letrës që Biden i la Trumpit në zyrë
Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova