LAJMI I FUNDIT:

Atentati ndaj Trump, reagon Rama: Kjo është një tragjedi për botën demokratike

Atentati ndaj Trump, reagon Rama: Kjo është një tragjedi për botën demokratike

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas atentatit ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump gjatë një tubimi më Pensilvani.

Në një reagim në “X”, Rama ka shkruar se kjo është një tragjedi për botën demokratike.

“Është shqetësuese të dëshmosh që një kandidat për President të Shteteve të Bashkuara të qëllohet duke folur në një tubim dhe të dëgjosh se një pjesëmarrës ka vdekur me disa të tjerë të plagosur. Kjo është një tragjedi për botën demokratike”, ka shkruar Rama.


FBI zbulon identitetin e personit të armatosur që qëlloi drejt Trumpit
Lexo po ashtu FBI zbulon identitetin e personit të armatosur që qëlloi drejt Trumpit

Kryeministri shqiptar ka deklaruar se kjo ngjarje e tmerrshme duhet të bashkojë Amerikën dhe të gjithë njerëzit e botës demokratike.

“Mendimet e mia janë me ish-presidentin Trump dhe familjen e tij. Ne të gjithë shpresojmë se kjo ngjarje e tmerrshme do të bashkojë Amerikën dhe të gjithë njerëzit e botës demokratike kundër të gjitha formave të dhunës”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet Nazmi Mulaku nga Vushtrria, në videot e tij në

Arrestohet Nazmi Mulaku nga Vushtrria, në videot e tij në "TikTok" pretendonte se është mjek popullor

Lajme
Temperaturat e larta, IKSHPK bën thirrje që qytetarët të kenë kujdes për sigurinë e ushqimit

Temperaturat e larta, IKSHPK bën thirrje që qytetarët të kenë kujdes për sigurinë e ushqimit

Lajme
Të shtëna me armë në Korçë, 71-vjeçari neutralizohet pas dy orësh nga forcat RENEA

Të shtëna me armë në Korçë, 71-vjeçari neutralizohet pas dy orësh nga forcat RENEA

Lajme
Lagjja e vjetër e kryeqytetit ende pa Trafik Urban, ankohen qytetarët

Lagjja e vjetër e kryeqytetit ende pa Trafik Urban, ankohen qytetarët

Elfije Boletini
Çanak: Serbia njeh elemente të shtetësisë së Kosovës, por s’e pranon kurrë që e ka njohur

Çanak: Serbia njeh elemente të shtetësisë së Kosovës, por s’e pranon kurrë që e ka njohur

Lajme
E plagosi aksidentalisht në kokë familjarin e tij 16-vjeçar, arrestohet dhe suspendohet nga puna polici në Istog

E plagosi aksidentalisht në kokë familjarin e tij 16-vjeçar, arrestohet dhe suspendohet nga puna polici në Istog

Lajme
Kalo në kategori