LAJMI I FUNDIT:

Balla në Dropull: Ndoshta zjarri më i madh që kemi pasur në shumë vite

Balla në Dropull: Ndoshta zjarri më i madh që kemi pasur në shumë vite

Situata në Dropull paraqitet tejet e rëndë edhe pse në terren janë me dhjetëra zjarrfikës. I ndihmuar edhe nga flakët, zjarri është përhapur me shpejtësi pas mesditës së të enjtes duke vënë në rrezik banesat.

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Taulant Balla inspektoi nga afër sot ndërhyrjet e strukturave të shërbimit zjarrfikës dhe emergjencave civile, ku po luftohet prej ditësh me flakët.

“Ky është për nga sipërfaqja, ndoshta zjarri më i madh që kemi pasur në shumë vite, i favorizuar për shkak të terrenit, por edhe erës, e cila ka bërë shpërndarjen e këtij zjarri në një gjatësi tepër të madhe duke përfshirë pothuajse 3 bashki, deri në momentin që flasim, por që era që fillon tani pasdite, dhe gjatë natës, do të vazhdojë të mbajë aktive disa prej vatrave të këtij zjarri”, u shpreh Balla për mediat.


Ai nënvizoi faktin se për izolimin e flakëve janë përfshirë të gjitha strukturat, jo vetëm të shërbimit zjarrfikës të nivelit të bashkive, por edhe të bashkive të tjera që kanë ardhur në ndihmë, nga qarku i Vlorës, Fieri, e që janë bërë gati të nisen edhe nga Berati, edhe nga Tirana.

“Do të kemi forca zjarrfikëse, të cilat do të vazhdojnë të jenë pjesë e këtij mekanizmi të përbashkët ku përfshihet natyrisht edhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe pa harruar për asnjë moment, forcën që vjen nga FA-të. Kemi pasur disa ndërhyrje me helikopter, po ashtu edhe me dy avionë “Canadair”, të vëna në dispozicion nga qeveria greke. Jemi në kontakt me qendrën e Mekanizmit Europian të Solidaritetit, përmes të cilit duam të vazhdojmë luftën edhe nga ajri sepse sikurse e keni parë është pothuajse e pamundur që të ndërhyet në një pjesë të madhe të vatrave ekzistuese të zjarrit, sikurse e shikoni p.sh atje ne, forcat e ushtrisë dhe ato të shërbimit zjarrfikës e kanë të pamundur, helikopterët e ushtrisë të Forcave tona të Armatosura do të vijojnë të bëjnë fluturimet për fikjen e zjarrit dhe ndërkohë që siç ju thash do të kërkojmë edhe mbështetjen e këtij mekanizmi europian”, informoi ministri.

Ai tha më tej se do të vazhdohet të mbahet e kontrolluar situata.

“Nuk e kemi fituar luftën, kemi fituar ndoshta disa beteja të vogla, por lufta me këtë vatër të shtrirë prej disa km zjarri është e vështirë sepse edhe shiun e kemi larg ose nuk duket fare në horizont të paktën për një javë nga sot”, nënvizoi Balla.

“Vazhdojmë të jemi prezent në të gjithë shtrirjen e këtij zjarri sepse edhe në Bashkinë Delvinë edhe një pjesë që lidhet me Bashkinë Gjirokastër kurora që shkon lartë mbi Lazarat dhe pjesa tjetër pastaj me Bashkinë Finiq ku dhe aty kemi disa vatra zjarri, të cilat për momentin nuk paraqesin rrezik, por netët na kanë treguar që ky rrezik vjen duke u shtuar dhe po ashtu pastaj fatkeqësisht kemi pasur dy kisha të dëmtuara nga zjarri dhe dua ta garantoj Kryetarin e Bashkisë dhe komunitetin e nderuar të kësaj zone që do bëjmë gjithçka që gjithçka t’i kthehet normalitetit pasi të kemi kaluar këtë fazë të vështirë”, tha kreu i Ministrisë së Brendshme.

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Kalo në kategori