LAJMI I FUNDIT:

Fëmija pa për herë të parë nënën gazetare në TV, shikoni reagimin e adhurueshëm

Fëmija pa për herë të parë nënën gazetare në TV, shikoni reagimin e adhurueshëm

Prezantuesja e sportit, Bradey King mirëpriti vajzën e saj, Goldie në muajin janar dhe u kthye në punë në prill.

Ndërsa Bradey ka mbuluar dhjetëra histori që kur mbaroi pushimin e saj të lehonisë, Goldie nuk e pa nënën e saj në ekranet televizive deri në fund të qershorit.

Në momentin që vogëlushja njohu nënën e saj në televizion, fytyra e saj u ndez. Ajo vazhdoi të shikonte nënën e saj, duke ndritur nga gëzimi. Dikush e ka filmuar reagimin e vogëlushit dhe Bradey e ka ndarë me ndjekësit e saj në TikTok.


Gjeni dikë që do ju shikojë kështu”, ka shkruar ajo në përshkrimin e video.

Reagimi i vajzës tronditi TikTok dhe videoja mblodhi më shumë se 4.8 milionë shikime dhe mbi 761,800 pëlqime. /Telegrafi/

@bradeyking get you someone that looks at you like this 😭😭😭#momsoftiktok #motherdaughter #sportsreporter #baby #viral ♬ original sound – bradeyking