LAJMI I FUNDIT:

Realizuan video me natyrë seksuale me fëmijën e tyre 2-vjeç, arrestohen prindërit në Lushnje

Realizuan video me natyrë seksuale me fëmijën e tyre 2-vjeç, arrestohen prindërit në Lushnje

Një çift bashkëshortësh të rinj kanë rënë në prangat e Policisë në Lushnjë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen se kanë realizuar një video me natyrë seksuale me fëmijën e tyre 2-vjeç dhe e kanë postuar në rrjetet sociale.

Lajmin e bëri të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se videoja është realizuar në bashkëpunim mes të dy prindërve.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Komisariati i Policisë Lushnjë ndaloi shtetasit F. K., 23 vjeç dhe S. P., 23 vjeçe (bashkëshortë), banues në Lushnjë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë realizuar video me natyrë seksuale, me fëmijën e tyre 2 vjeç, dhe i kanë postuar ato në rrjetet sociale.

Gjithashtu, u arrestua shtetasi A. K., 33 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, i pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-Sh. B., 49 vjeç, banues në lagjen “Afrim i Ri”, pasi në lokalin e tij janë gjetur dhe sekuestruar 2 celularë me faqe bastesh sportive;

-H. T., banues në fshatin Kafaraj, pasi ka goditur me grusht një shtetas, për motive të dobëta.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi D. Sh., 35 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

Policia Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. B., 57 vjeç, banues në fshatin Kallm, pasi duke drejtuar një motomjet, ka humbur kontrollin dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Shtetasi L. B. ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cani: Lajm i keq për shtetasit e Kosovës që duan të punojnë në Gjermani

Cani: Lajm i keq për shtetasit e Kosovës që duan të punojnë në Gjermani

Lajme
Nxiti urrejtje në Deçan dhe u arrestua në Merdar, 30 ditë paraburgim për serbin Sasha Zlatkoviq

Nxiti urrejtje në Deçan dhe u arrestua në Merdar, 30 ditë paraburgim për serbin Sasha Zlatkoviq

Kronika e Zezë
Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Lajme
Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Lajme
Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Kronika e Zezë
Kalo në kategori