LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj 27° clearsky_day

Komuna e Ferizajt organizon takim letrar “Flasim për Kadarenë”

Komuna e Ferizajt organizon takim letrar “Flasim për Kadarenë”

Në Galerinë e Arteve në Ferizaj mbrëmjen e së mërkurës është mbajtur një takim letrar i titulluar “Flasim për Kadarenë”. Ky takim është organizuar nga sektori i rinisë në kuadër të drejtorisë për Kulturë , Rini e Sport në Komunën e Ferizajt, në bashkëpunim me Klubin Letrar “De Rada”. Në këtë aktivitet homazh për Ismail Kadarenë, një prej autorëve më të rëndësishëm bashkëkohorë shqiptarë, morën pjesë nxënës aktivistë dhe studentë.

Ndërkohë, zyra për informim në Komunën e Ferizajt, ka njoftuar se mbrëmja e së mërkurës nisi me një mirëseardhje të ngrohtë nga organizatorët e aktivitetit, duke theksuar rëndësinë e takimeve të tilla dedikuar “gjigantëve” të letërsisë dhe kulturës si Kadare.

“Veprat e të cilit jo vetëm kanë formësuar letërsinë shqipe, por kanë fituar edhe vlerësim ndërkombëtar”, thuhet në komunikatën e Komunës.


Sipas Komunës ambienti i galerisë është kthyer në një skenë eksplorimi intelektual dhe artistik.

“Krijuesit e shquar ferizajas Mustafë Xhemaili, Kemajl Aliu, Xheladin Rexhepi dhe Arsim Hamiti sollën këndvështrimet dhe njohuritë e tyre unike në segmente të ndryshme të krijimtarisë së gjerë të Kadaresë. Krahas diskutimit të veprave të hershme të Kadaresë, eksplorimit të temave të kujtesës historike dhe identitetit kombëtar. Folësit diskutuan edhe segmente të tjera prozës së Kadaresë”, thuhet në komunikatën e Komunës.

Sipas Komunës gjatë gjithë mbrëmjes, diskutimet u ndërthurën me leximin e poezive të zgjedhura të Kadaresë nga nxënësit dhe studentët pjesëmarrës.

“Në përmbyllje të mbrëmjes letrare, përgjegjësja e Sektorit të Rinisë, znj. Dashurije Ahmeti shprehu mirënjohjen dhe falënderimin për të gjithë pjesëmarrësit, duke theksuar rëndësinë e tubimeve të tilla kulturore në nxitjen e kuptimit dhe vlerësimit më të thellë të letërsisë”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Amerika
Vesa Luma kritikon estradën për performancat në Sunny Hill: Nuk e kuptoj se si kolegët këndojnë 'playback' në skena të mëdha të festivaleve

Vesa Luma kritikon estradën për performancat në Sunny Hill: Nuk e kuptoj se si kolegët këndojnë 'playback' në skena të mëdha të festivaleve

Magazina
Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Lajme

"Heroi rus i luftës në Ukrainë" rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi

Evropa
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

La Liga
Kalo në kategori