LAJMI I FUNDIT:

Apple po përgatitet për “një cikël masiv përmirësimi” pas lansimit të iPhone 16

Apple po përgatitet për “një cikël masiv përmirësimi” pas lansimit të iPhone 16

Firma e investimeve Wedbush zbuloi se Apple po pret rritje të madhe të shitjeve me linjën e re të iPhone 16.

Dhe analistët parashikojnë një kërkesë “monumentale” dhe një “cikël masiv përmirësimi” të drejtuar nga AI (Apple Intelligence).

Firma thuhet se i bazoi parashikimet e saj në kontrollet e zinxhirit të saj të furnizimit në Azi.


Ajo deklaroi se Kina ka parë tremujorin e saj të fundit negativ të rritjes për iPhone.

Por një kthesë do të mund të shihet në shtator kur do të lansohen pajisjet e reja iPhone 16.

Wedbush zbuloi gjithashtu se nëse Apple zbaton veçoritë e saj të AI në të gjitha 2.2 miliardë pajisjet aktive, do t’i shtynte zhvilluesit e AI të ndiqnin të njëjtin model integrimi që Apple njoftoi me ChatGPT të OpenAI.

Dhe kompanitë e tjera që do t’i bashkohen kësaj rruge do të krijonin një “fluks të ardhurash të shumëfishta të AI” – që do të shtonte 10 miliardë dollarë në rritje vjetore për Apple.

Mundësitë e papërcaktuara të fitimit të parave që do të rrisnin si shërbimet e Apple ashtu edhe shitjet e pajisjeve, do të rrisnin gjithashtu çmimin e aksioneve të kompanisë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Traileri i video lojës Grand Theft Auto VI është parë zyrtarisht më shumë se 200 milionë herë

Traileri i video lojës Grand Theft Auto VI është parë zyrtarisht më shumë se 200 milionë herë

Lojëra
Shitjet e Apple më në fund fillojnë të rriten në Indi

Shitjet e Apple më në fund fillojnë të rriten në Indi

Teknologji
Galaxy S25 Ultra përflitet se do të ketë shumë ndryshime në dizajn

Galaxy S25 Ultra përflitet se do të ketë shumë ndryshime në dizajn

Teknologji
Musk thotë se përpjekja për vrasjen e Trump po e bën atë të mendojë të ndërtojë një

Musk thotë se përpjekja për vrasjen e Trump po e bën atë të mendojë të ndërtojë një "kostum të blinduar fluturues"

Teknologji
OpenAI ndan me punonjësit e saj pesë nivelet për të arritur AI superinteligjente

OpenAI ndan me punonjësit e saj pesë nivelet për të arritur AI superinteligjente

Teknologji
Historia e mahnitshme e një Apple Watch që qëndroi në oqean për 18 muaj dhe ende punon

Historia e mahnitshme e një Apple Watch që qëndroi në oqean për 18 muaj dhe ende punon

Teknologji
Kalo në kategori