LAJMI I FUNDIT:

Politikani i Koresë së Jugut fajëson gratë për rritjen e vetëvrasjeve të meshkujve

Politikani i Koresë së Jugut fajëson gratë për rritjen e vetëvrasjeve të meshkujve

Një politikan në Korenë e Jugut po kritikohet për komente të rrezikshme dhe të paargumentuara, pasi e lidhi rritjen e vetëvrasjeve të meshkujve me rolin gjithnjë e më “dominant” të grave në shoqëri.

Në një raport, këshilltari i qytetit të Seulit, Kim Ki-duck, argumentoi se rritja e pjesëmarrjes së grave në fuqinë punëtore gjatë viteve, e kishte bërë më të vështirë për burrat të gjenin punë dhe të gjenin gra që dëshironin të martoheshin me to, transmeton Telegrafi.

Ai tha se vendi kohët e fundit “kishte filluar të shndërrohej në një shoqëri dominuese nga femrat” dhe se kjo mund “të jetë pjesërisht përgjegjëse për një rritje të tentativave për vetëvrasje nga meshkujt”.


Koreja e Jugut ka një nga nivelet më të larta të vetëvrasjeve në mesin e vendeve të pasura në botë, por gjithashtu ka një nga rekordet më të këqija për barazinë gjinore.

Komentet e këshilltarit Kim janë kritikuar, si të fundit në një seri komentesh të paprekshme të bëra nga politikanë meshkuj.

Këshilltari Kim, nga Partia Demokratike, arriti në vlerësimin e tij kur analizoi të dhënat mbi numrin e tentativave për vetëvrasje të bëra në urat përgjatë lumit Han të Seulit.

Raporti, i publikuar në faqen zyrtare të këshillit të qytetit, tregoi se numri i tentativave për vetëvrasje përgjatë lumit ishte rritur nga 430 në 2018 në 1,035 në 2023, dhe nga ata që përpiqeshin të merrnin jetën, përqindja që ishin burra ishte rritur nga 67 për qind në 77 për qind. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Amerika
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

Botë
Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme

Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme

Amerika
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Kalo në kategori